20 lejlekë të bardhë u kthyen sot në natyrë. Gjatë disa javëve të fundit shpendët ishin “pacientë” të Qendrës Shpëtimtare për Kafshë të Egra pranë Organizatës për Ruajtjen e Llojeve të Rralla dhe Habitateve “Ballkani i Gjelbër” në Stara Zagora të Bullgarisë Jugore.
Disa prej lejlekëve u dëmtuan gjatë zjarreve të fundit, disa të tjerë janë të vegjël që kanë rënë nga foletë dhe janë rritur në qendër.
Shpendët u liruan afër fshatit Opan të rrethit të Stara Zagorës, bëri të ditur BNR – Stara Zagora.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..