Këtë mëngjes gjatë ditës së 44 të protestave antiqeveritare godina e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) u bllokua nga lëvizja civile “BOEC”. Protestuesit nuk lejuan që mysafirët e televizionit të hyjnë përmes hyrjes qendrore me motivin se media publike nuk i pasqyron ngjarjet në mënyrë objektive.
Ky është aksioni i katërt nga seria “bllokadë-befasim”. Bllokadat e mëparshme u mbajtën para godinave të Ministrisë së Drejtësisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Komisionit kundër Korrupsionit.
Mbeten bllokadat në udhëkryqet kryesore në Sofje – në rajonin e “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”), të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe të sheshit “Nezavisimost” (“Pavarësia”).
Në orën 4.00 të mëngjesit policia pastroi bllokadën në urën tek Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Para kësaj një pjesë nga protestuesit në Plovdiv bënë bllokada të improvizuara dhe ndaluan lëvizjen në urë.Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..