Pjesëmarrësit në aksionet e protestave deklarojnë se do të vazhdojnë të shprehin pozitën e tyre civile deri në dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit. Protestuesit në kampin e çadrave në “Orllov Most” gjithashtu janë gati të vazhdojnë formën e tyre të protestës deri në fund.
Pjesëmarrësit në kontra-protesta u grumbulluan në rajonin e bulevardit të kryeqytetit “Sitnjakovo” duke u shpallur kundër bllokadave të arterieve kryesore rrugore dhe kërkuan dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. Ata gjithashtu do të protestojnë këtë mbrëmje – për herë të gjashtë me radhë.
Gjithnjë e më rrallë arrihet deri në konflikte dhe vërejtje të ashpra mes pjesëmarrësve në bllokada dhe kalimtarëve, të cilët nuk e përkrahin këtë formë të protestës.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqet e kryeqytetit, ndërsa protestuesit dalin për 46-ën mbrëmje me radhë që të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..