Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit dalin për 46-ën mbrëmje me radhë nën dritaret e pushtetit

Foto: BGNES

Pjesëmarrësit në aksionet e protestave deklarojnë se do të vazhdojnë të shprehin pozitën e tyre civile deri në dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit. Protestuesit në kampin e çadrave në “Orllov Most” gjithashtu janë gati të vazhdojnë formën e tyre të protestës deri në fund.

Pjesëmarrësit në kontra-protesta u grumbulluan në rajonin e bulevardit të kryeqytetit “Sitnjakovo” duke u shpallur kundër bllokadave të arterieve kryesore rrugore dhe kërkuan dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. Ata gjithashtu do të protestojnë këtë mbrëmje – për herë të gjashtë me radhë.

Gjithnjë e më rrallë arrihet deri në konflikte dhe vërejtje të ashpra mes pjesëmarrësve në bllokada dhe kalimtarëve, të cilët nuk e përkrahin këtë formë të protestës.

Mbeten të bllokuara tri udhëkryqet e kryeqytetit, ndërsa protestuesit dalin për 46-ën mbrëmje me radhë që të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD