Pjesëmarrësit në aksionet e protestave deklarojnë se do të vazhdojnë të shprehin pozitën e tyre civile deri në dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit. Protestuesit në kampin e çadrave në “Orllov Most” gjithashtu janë gati të vazhdojnë formën e tyre të protestës deri në fund.
Pjesëmarrësit në kontra-protesta u grumbulluan në rajonin e bulevardit të kryeqytetit “Sitnjakovo” duke u shpallur kundër bllokadave të arterieve kryesore rrugore dhe kërkuan dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. Ata gjithashtu do të protestojnë këtë mbrëmje – për herë të gjashtë me radhë.
Gjithnjë e më rrallë arrihet deri në konflikte dhe vërejtje të ashpra mes pjesëmarrësve në bllokada dhe kalimtarëve, të cilët nuk e përkrahin këtë formë të protestës.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqet e kryeqytetit, ndërsa protestuesit dalin për 46-ën mbrëmje me radhë që të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..