Ditën e 49 vazhdojnë bllokimet me kampet me tenda në udhëkryqet kryesore në Sofje si një formë e pakënaqësisë kundër kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev. Për sot aktivistë të shoqatës civile “Boec” u shpallën protestë në kohën e inaugurimit të linjës së tretë të metrosë së kryeqytetit. Ata planifikojnë t’i drejtojnë pyetje kryetares së bashkisë Jordanka Fandëkova lidhura me riparimet me cilësi të ulët, me prokurimet publike, me ndërtimin e tepruar etj., transmetojnë reporterët e BNR
Krahas protestave vazhdojnë edhe kundraprotestat në të cilët mblidhen nënshkrime për impeachment të presidentit Rumen Radev. Lista me nënshkrimet që përhapet në rrjetet sociale mblodhi më se 9 mijë nënshkrime, sipas Radio Bullgarisë. Sipas kundërprotestuesve presidenti vendos “kaos në marrëdhëniet midis institucioneve”, “u bën thirrje njerëzve të revoltojnë” dhe është “për politikë të jashtme e cila e largon Bullgarinë nga BE dhe nga vendet partnere të NATO-së”.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..