Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat dhe kundërprotestat në vend vazhdojnë

Foto: BGNES

Ditën e 49 vazhdojnë bllokimet me kampet me tenda në udhëkryqet kryesore në Sofje si një formë e pakënaqësisë kundër kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev. Për sot aktivistë të shoqatës civile “Boec” u shpallën protestë në kohën e inaugurimit të linjës së tretë të metrosë së kryeqytetit. Ata planifikojnë t’i drejtojnë pyetje kryetares së bashkisë Jordanka Fandëkova lidhura me riparimet me cilësi të ulët, me prokurimet publike, me ndërtimin e tepruar etj., transmetojnë reporterët e BNR
Krahas protestave vazhdojnë edhe kundraprotestat në të cilët mblidhen nënshkrime për impeachment  të presidentit Rumen Radev. Lista me nënshkrimet që përhapet në rrjetet sociale mblodhi më se 9 mijë nënshkrime, sipas Radio Bullgarisë. Sipas kundërprotestuesve presidenti vendos “kaos në marrëdhëniet midis institucioneve”, “u bën thirrje njerëzve të revoltojnë” dhe është “për politikë të jashtme e cila e largon Bullgarinë nga BE dhe nga vendet partnere të NATO-së”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD