“Ne bullgarët, jemi njerëz shumë të respektuar dhe të dashur në Sllovaki. Ky është mbase shteti i vetëm, ku kam ndier një nderim dhe krenari të vërtetë se jam bullgare” - kështu e fillon tregimin e saj për Sllovakinë një bullgare e re, nxënëse e universitetit në Pragë. Dimana Ivanova fillimisht studion filologji sllave me profil gjuhë dhe letërsi çeke në Universitetin e Sofjes, kurse pas kësaj është e aprovuar për doktoranturë në degën Letërsi krahasuese në Universitetin Karllovski në Pragë. “Kryeqyteti çek është qendër e kulturës mes sllavëve perëndimorë, bëjnë programe të shumta dhe u japin një fushë zhvillimi për të huajt si unë. Unë jam nga ai tip njerëzish, të cilët e studiojnë dhe e duan gjuhën çeke si dhe kulturën, të cilët e fillojnë karrierën e vet me gjuhën çeke, por e vazhdojnë me gjuhën sllovake” - tregon Dimana Ivanova përpara Radio Bullgarisë.
“Doja që t’i mbetem besnike kësaj dashurie dhe të bëj diçka si lidhje midis Çekisë dhe Sllovakisë. Besoj se lidhja midis këtyre dy popujve jo vetëm se është e pandërprerë, por madje duhet të jetë edhe më e fortë pas ndarjes së të dyja shteteve. Gjatë kohës së qëndrimit të vet në Sllovaki munda të bëj përpunime interesante shkencore, por aty shkrova dhe vjershat e mia të para. Një nga vjershat e mia të para, e publikuar në Bullgari qe “Një kartolinë nga Bratislava”. Sllovenët i pëlqyen shumë krijimet e mia, bile gjatë vitit 2018 një botim prestigjioz shpërndau një përmbledhjen time me vjersha. Jetova në Sllovaki që nga viti 2012 deri në vitin 2017. Gjatë kësaj kohe qesha në punë të rregullt si pedagoge në një gjimnaz shtetëror në qytetin Mallacki (Malacky, Bratislavský). Ai gjendet në 30 kilometra nga Bratislava dhe është diçka si kryeqytet i krahinës së Zagories - në kufi midis Çekisë dhe Sllovakisë. Aty kalova disa nga vitet më të mira në jetën time, mësova shumë gjëra dhe qesha mes kolegëve të mi sllovakë. Prej 2 vjetëve jam në Bullgari, u ktheva në bazë të shkaqeve personale, por nuk e ndërpreva lidhjen time me çekët dhe miqtë nga Sllovakia”.
Bullgarët aty janë jo më pak se 2 mijë, që është një numër i madh për Sllovakinë e vogël. Pjesa më e madhe punojnë në firma dhe kompani ndërkombëtare. “Ne jemi gati të mësojmë dhe të flasim gjuhë të huaja, prandaj jemi specialistë të kërkuar - për shembull programuesit tanë, ekonomistët, PR-konsultuesit - thotë Dimana. Ajo është e mahnitur nga ngjashmëria e madhe që ekziston midis popullit tonë dhe atij sllovak.
“Siç pati thënë profesori Ján Koška - “bullgarët janë si sllovakët në Ballkan”, mentaliteti ynë është shumë i përafërt me atë të tyrin. Në fillim fare kur u ndodha në Sllovaki, shkuam në një restorant të lagjes, që të festojmë Vitin e Ri. Aty ishin mbledhur shumë sllovakë, kishte dhe një supë tipike sllovake prej lakre - Kapustnica , si dhe gjel deti të pjekur apostafat për festën. Por, ditën e Krishtlindjes ata vënë për darkë në mënyrë të detyrueshme krap të pjekur, po kjo ndodh dhe në Çeki. Kuzhina jonë nuk është e njëjtë, por njerëzit në festë janë shumë të gëzuar. Këndojnë deri në mëngjes, ngrenë dolli me rakinë e tyre prej kumbulle dhe pikërisht këtu gjej gjëra të përbashkëta me ne - bullgarët. Bashkatdhetarët tanë të parë, të cilët kanë vajtur aty, gjatë periudhës së viteve 1917-1920 kanë qenë kopshtarë bullgarë.
Është shumë mirë e ditur se, ne bullgarët mund të risim fruta dhe perime të mira. Me qenë se kopshtarët tanë kanë qenë shumë punëdashës, dhe sot e kësaj dite flitet se, bullgarët janë njerëz punëdashës dhe të denjë, sllovakët na njohin pikërisht me këtë dhe na vlerësojnë.
Gjatë viteve të fundit në Sllovaki ka gjithnjë e më shumë bullgarë. Bashkimi Kulturor Bullgar në Sllovaki është një organizatë vendase, e krijuar prej shumë kohe nga kopshtarët. Qëllimi ka qenë që të mund të ruhet lidhja me rrënjët bullgare dhe me kulturën mes bashkatdhetarëve tanë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: mfa.bg, arkiv dhe arkiv personal
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..