Në kuadrin e Forumit Strategjik në qytetin slloven Bled Kryeministri Bojko Borisov u takua me homologun e tij slloven Janez Janša. Në qendër të takimit të tyre ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, si dhe tema të tjera aktuale dhe mbarevropiane, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Borisov vuri në dukje se Bullgaria e përshëndet vendimin që prioritet i Presidencës së ardhshme sllovene të Këshillit të BE-së të mbetet zgjerimi i Bashkimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është garanci për arritjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për mbarë regjionin” – theksoi Kryeministri bullgar.Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..
Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...