Sipas variantit të parë të masës 60/40 për donacionin e pagave gjatë pandemisë së Covid-19 në periudhën 13 mars – 30 qershor, afro 180 000 veta kanë ruajtur vendet e tyre të punës në mbi 25 000 firma. Në kuadrin e masës në fjalë në periudhën 15 korrik – 27 gush janë pranuar 3776 kërkesa për pagimin e kompensimeve të 119 754 punonjësve. Deri tani janë paguar 164 mln euro. Do të ruhen akoma 300 000 vende pune deri në fund të vitit, gjë për të cilën janë siguruar 250 mln euro.
Pa këtë masa papunësia do të ishte 14% dhe jo 7.9% siç është tani, pohojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, cituar nga BTA.Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat..