Ndër fushat pjellore të Dobruxhës turistët bien në një parajsë të vërtetë. Parku ekologjik “Geranea” është i vendosur në një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh në disa kilometra nga vendpushimet detare “Allbena” dhe “Zllatni pjasëci” dhe në 35 kilometra nga qyteti Varna.
Vendi magjeps me bukurinë e vet të egër në çdo kohë të vitit. Për shkak të afërsisë së madhe me detin klima këtu është e butë, kurse shtresë dëbore mbetet shumë rrallë. Miq nga vendi dhe nga jashtë shkojnë në park, që të mund të takohen “sy më sy” me kafshët tipike për këtë vend dhe mjedis si derri i egër, dreri i vjeshtës, sorkadhe, dhi kamerunase, lepuj, fazanë, thëllëza dhe shpendë të tjera të ndryshme grabitqare.

Në park janë ndërtuar 7 kulla. Prej tyre turistët mund të vërejnë në një distancë të parrezikshme kafshët, të cilat lëvizin lirshëm në një mjedis të natyrshëm. Kurse për ata të cilët i pëlqejnë shëtitjet mes natyrës janë krijuar disa shtigje ekologjike me gazebos dhe stola.
Akoma trakët e lashtë kanë qenë të magjepsur nga kjo krahinë. E kanë quajtur “Lugina e pranverës” për shkak të klimës së butë dhe të natyrës gjithmonë të gjelbër. Më vonë romakët i kanë dhënë emrin “Geranium”, që në përkthim do të thotë shëndet.

Mund të mësoni më shumë për këtë skaj të paprekur nga qytetërimi duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: “Parku ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha”
Foto: Facebook / geraneaMë 15 nëntor 1910, nga një pistë e improvizuar pranë Sofjes, piloti rus Boris Maslenikov ngriti në ajër një aeroplan të tipit "Farman". Në ditët në vijim u kryen edhe disa fluturime të tjera demonstrative, në njërin prej të cilëve morën pjesë edhe anëtarë..
Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në..
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e..