“Bullgaria aspak nuk është shtet i varfër” – kështu eksperti i financave Dino Dion iu përgjigj në platformën amerikane "Quora" pyetjes “Pse shtete si Bullgaria dhe Rumania janë kaq të varfra pas rënies së komunizmit? Dion shënon se 95% e bullgarëve kanë pronësi private, ndërsa vetëm 59% e amerikanëve kanë pronë të vet. Eksperti vë në dukje edhe përparësi të tjera, përfshi këtu shëndetësinë falas, ndihmat sociale dhe tatimet e ulëta, njofton agjencia BGNES.
Dino Dion ka lindur në Plovdiv të Bullgarisë Jugore dhe ka prejardhje greke. Gjatë viteve 90 ka emigruar në Perëndim. Nuk jam dakord kur në Amerikë e krahasojnë Bullgarinë me shtetet e botës së tretë. Në Evropë nuk ka “botë të tretë”. Evropa Lindore nuk është një vend i egër, ku nuk ka rrymë elektrike dhe kanalizim. Por bullgarët kanë faj për imazhin e tyre negativ jashtë, është i mendimit Dion. Bullgarët kanë PR dhe marketing të keq, shton eksperti i financave.Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u formua në fillim të shekullit të 20-të, kujton në një intervistë për Radio Bullgarinë, Konsulli i..
Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton BTA. “Qëllimi është të tërheqim artistë nga e gjithë bota për të lënë gjurmën e tyre krijuese..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit..
Gjithsej tetë bizonë të rinj (dy meshkuj dhe gjashtë femra) u sollën në dy faza gjatë muajit qershor në zonën e fshatit Zhenda, në Rodopet Lindore, nga..