Edicioni i 24 i Festivalit “Haskovo Xhaz”/ 23-26 shtator/ i është kushtuar shpirtit të lirë të pianistit tonë të madh të xhazit Millço Leviev, i cili vdiq gjatë muajit tetor të vitit të kaluar. Posaçërisht për festivalin nga Austria mbërritën DOMINIK FUSS bori, flugelhorn dhe JÖRG LEICHTFRIED - piano.
Një nga miqtë e festivalit, këngëtari i njohur i xhazit Vasill Petrov, u paraqit përpara publikut në një projekt të përbashkët me trion Jordan Tonovski. Mes pjesëmarrësve qe po kështu dhe formacioni i ri bullgar „The Swinging Sparrows“, në të cilin janë Veleka Cankova - vokal, Arnau Garofe Faras - saksofon, Stefan Goranov - bateri e të tjerë. Muzika e pianistit tonë të madh të xhazit dhe kompozitor Millço Leviev interpretuan Viki Allmazidu - vokal , Aleksandër Vasev - piano, Todor Bakarxhiev - bori, Vasill Haxhigrudev - kontrabas dhe Stefan Goranov - bateri. Në ditën e fundit të festivalit në skenë do të jetë dyshja „Two men orchestra“, bashkë me xhaz këngëtaren Vesella Morova, si dhe formacioni „Groove Tribe“, i cili do të mbyllë ngjarjen.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...