Me votat e socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve nuk u përkrahën kërkesat që në pjesën për korrupsion në etazhet e larta të pushtetit ndaj kryeministrit të shtohet edhe presidenti, të përfshihen tekste për lidhje midis dikastereve të huaja të hetimit dhe këshilltarëve të presidentit, si dhe të mirëpritet vendimi i qeverisë bullgare të dëbojë diplomatë për të cilët thuhet se bënin spiunim ushtarak dhe mblidheshin informacion i cili përbën sekret shtetëror për t’i dhënë shtetit të tretë.
U hoq edhe teksti i propozuar për neutralitetin politik të presidentit dhe për këtë se ai shfrytëzon protestat në vazhdim si platformë për pozitën e vet.
Eurodeputetët nuk përkrahën idenë për heqjen e monitorimit të Bullgarisë në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontrollim.
U miratuan tekste në të cilët këmbëngulet që autoritetet të hetojnë tri banka për larjen e parave dhe për financimin e veprimtarisë kriminale dhe terrorizmit, si dhe ndërhyrja e shteteve të treta në mjedisin mediatik me qëllim dezinformacion kundër BE-së. Rezultatet e votimit të tërë dokumentit do të shpallen pas orës 17.00 orë bullgare.Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..