Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas fundit të krizës në skenë do të dalin sipërmarrësit socialë

Foto: Pixabay

Afro 4700 organizata te ne e quajnë veten ndërmarrje sociale dhe me veprimtarinë e tyre kontribuojnë për 1-2% prej Produktit të Brendshëm Bruto. Në të njëjtën kohë sektori i ekonomisë sociale dhe solidare me Bashkimin Evropian formon 7-8% prej prodhimit kombëtar.

Epidemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike si rrjedhojë e pandemisë shtruan çështjen për rolin e sipërmarrësve socialë. Akoma më tepër se “ekonomia sociale përfshin shumë sfera dhe kuptimi i saj nuk është vetëm në ndihmën e grupeve të rrezikuara në shoqëri, por edhe në ndikimin pozitiv mbi njerëzit dhe mjedisin”, nënvizoi para BNR-së Ivana Murxheva nga Shoqëria kombëtare e përpunuesve dhe firmave të vogla familjare.

“Për fat të keq sivjet gjithçka ndryshoi rrënjësisht dhe po vëzhgojmë një përqendrim të madh në qytetet e mëdha – komentoi nga ana e vet Gavraill Gavraillov, profesor në Universitetin e Plovdivit. – Praktikisht në pjesët e mëdha të vendit tonë nuk ka sipërmarrës socialë, ose aktualisht ata janë fshehur dhe presin që kriza të kalojë.


Specialisti prognozoi se pas kalimit të këtyre kohërave të vështira do të dalin në skenë sipërmarrës më të fuqishëm, të cilët do të përpiqen të kompensojnë ndikimin e kizës dhe mungesën e politikës adekuate nga ana e shtetit – jo vetëm në sferën sociale.

“Unë supozoj se pikërisht atëherë, kur fillojnë këto procese, sipërmarrësit do të propozojnë alternativën e tyre. Një pjesë e madhe prej tyre do të hyjnë në sektorin e turizmit, sepse pas mbylljes së centraleve të qymyrit imazhi i rajonit si një vend i pastër ekologjikisht i përshtatshëm për vizita dhe shëtitje familjare do të përmirësohet shumë.”

Sipas profesorit personalitet e para tashmë po hyjnë në biznesin social. “Çështja është të shohim se ku është vija ndarëse mes të ashtuquajturave “sipërmarrës komercialë dhe atyre që e ndryshojnë mjedisin”, nënvizoi Gavraill Gavraillov dhe vetë ai e dha përgjigjen – në ndjenjën e lumturisë nga ajo që bën dhe nga ajo që e lë pas teje për brezat e ardhshëm.

Faktori “natyrë” do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në jetën tonë, prognozon Gavraill Gavraillov. Viti i fundit, sipas fjalëve të tij, ishte një luftim mes mikro dhe makro botës, mes viruseve dhe njerëzve.

Aktualisht deficiti kryesor është mungesa e solidaritetit – po vazhdon pedagogu. – U ndërprenë lidhjet sociale – jo vetëm për shkak të epidemisë. Sa më shumë përpiqemi të zhvillohemi ekonomikisht, kaq më shumë e dëmtojmë mjedisin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe kjo pa dyshim ndikon mbi ndjenjën tonë të lumturisë.”

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Pixabay, Facebook




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Raportohet rritje e kërkesës për euro midis konsumatorëve bullgarë

Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane . Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi..

botuar më 25-06-10 11.26.PD

Statistika Kombëtare raporton një rritje të qëndrueshme të PBB-së prej 3.1%

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..

botuar më 25-06-08 4.15.MD

Euroja po vjen: efektet dhe negativet

Hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë u ndërmor - vendi ynë mori konfirmim zyrtar se i përmbushi të gjitha kriteret e nevojshme nëpërmjet raporteve të konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, të..

botuar më 25-06-05 4.08.MD