Pandemia po imponon ndryshime rrënjësore në rendin e ditës të shoqërisë bullgare. Mbytja e sistemit tonë shëndetësor si pasojë të numrit të rritur të pacientëve dhe të mjekëve të infektuar me Covid-19 u jep një rekurs të ri bisedimeve politike në vend. Dhe në qoftë se gjatë pranverës kishim ndjenjën se masat këtu janë në kohë, madje dhe tejkaluese, tani gjithnjë e më shumë analizatorë llogarisin se institucionet në vend ecin pas ngjarjeve dhe parashikojnë pasoja serioze si për shëndetin e bullgarëve, kështu dhe për ekonominë. Dhe në ngjashmëri me maksimën se shpëtimi i atyre qe po mbyten është në duart e vet mbytësve, vazhdimisht rikujtohet se një përgjegjësi e secilit prej nesh është të respektojë masat kundra epidemike, që të pakësohet presioni mbi spitalet dhe mjekët dhe të mund të shpëtojë sistemi shëndetësor nga kolapsi. Madje dhe organizatorët e protestave antiqeveritare të cilët vazhduan 116 ditë në vend vendosën të ndryshojnë formën e pakënaqësisë, duke ndaluar demonstratat e përditshme.
“Duhet të mbrojmë aftësinë e mjekëve dhe të infermiereve të mund të përballojnë valën e pacientëve të sëmurë. Po e ndërmarrim këtë ecuri me një respekt ndaj shpëtimtarëve tanë me përparëse të bardha dhe me neveri ndaj pushtetit të mafies. Mendojmë dhe e konsiderojmë si një hipokrizi të kritikojmë sistemin e shkatërruar shëndetësor dhe në të njëjtën kohë të krijojmë rrezik nga infektimi, madje dhe të një njeriu prej jush! Pushteti ka frikë të marrë përsipër këtë përgjegjësi, sepse do të marrë akuza politike dhe do të humbasë akoma më shumë nga vlerësimi i vet. Prandaj përgjegjësinë do ta marrim ne”-theksoi avokati Nikollaj Haxhigenov nga e ashtuquajtura “Treshe Helmuese”, e cila qëndron pas organizimit të protestave.
Opinioni shoqëror është i zgjuar, kurse këtë asnjë nuk e kishte ëndërruar gjatë muajit mars, komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare shkrimtari Zahari Karabashliev, i cili është mes njerëzve të cilët përpara ca kohe firmosën letrën e hapur me kërkesë për dorëheqjet e kryeministrit Bojko Borisov , të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev, të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar Emill Koshllukov, të kryetarit të komisionit parlamentar mbi kulturën Vezhdi Rashidov dhe të kryetares së parlamentit Cveta Karajançeva. Sipas Zahari Karabashliev tanimë është e qartë se, nuk do të ketë zgjedhje përpara afatit:
“Për mua protestat përfunduan aty rreth datës 2 tetor dhe kështu qe e udhës...Është e drejtë tani çdo një të shkojë në shtëpi dhe të përgatitet për zgjedhjet, të mund të jemi të zgjuar në kohën e zgjedhjeve. Nuk ka më nevojë prej protestave. Nuk ka nevojë që njerëzit të ftohen nëpër rrugë dhe të infektohen njëri nga tjetri. Doli se pushteti është më rezistues nga protestat e organizuara spontanisht”-është kategorik shkrimtari, duke saktësuar se në fillim i ka konsideruar zgjedhjet përpara afatit si të pashmangshme”.
“Më e logjikshme është që të ketë zgjedhje gjatë muajit mars” - tha përpara Radios Kombëtare Bullgare gazetari televiziv Sasho Dikov, por shtoi se, nuk përjashton mundësinë që në çdo një moment kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqjen. “Vite të tëra me radhë joshja e tij e tepërt dhe mjeshtëria e tij të një njeriu nga populli e ndihmonte të fitojë simpati, por me incizimet e fundit shndriste imazhi i shëmtuar i Bojko Borisovit-analizoi Dikovi në transmetimin “Politikisht JOkorrekte” të Radios Kombëtare Bullgare. Në qoftë se kishim prokurori, prej kohe ky njeri nuk do të ishte në politikë, nuk do të ishte i lirë. Por ka kësmet se nuk kemi prokurori...Kësmeti i tij i dytë është se nuk mund të paraqitet forca opozitare, të cilat të mund të njihen nga njerëzit si opozitë të Bojko Borisovit”. Gazetari nuk përjashton mundësinë që Bojko Borisovi përsëri të fitojë zgjedhjet.
“Nëse ato do të jenë të rregullta, ose zgjedhje përpara afatit-epoka e Borisovit përfundoi”, komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare situatën aktuale në vendin tonë bashkëkryetari i Partisë “Bullgaria Demokratike” gjenerali Atanas Atanasov. Sipas fjalëve të tij skandalet e mëdha të korrupsionit në periudhën e drejtimit të partisë GERB janë mbi 70, kurse institucionet në vend nuk funksionojnë mirë.
“Që të mund të kryhen disa masa të caktuara, njerëzit duhet të kenë një besim në pushtet...Çfarë masash mund të aplikoni, kur njerëzit nuk iu kanë besim”-pyeti në mënyrë retorike politiku, i cili është një pjesë nga opozita jashtëparlamentare.
Kjo krizë është një kërcënim për sigurinë kombëtare, sepse janë të kërcënuara jetët e qytetarëve bullgarë. Reagimi adekuat i shtetit duhet të jetë si gjatë një kërcënimi për sigurinë kombëtare, dhe në përgjithësi nuk shikoj këto elemente” qe më se kategorik Atanasov.
Përpiloi: Elena Kerkallanova /në bazë të intervistave përpara Programit “Horizont” të RKB.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..