Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika nga fillimi i tranzicionit - pjesa e lirisë për të cilën kanë ëndërruar breza të tërë

Foto: BNR - arkiv

“Ajo e cila ngjau më kujtohet si në ndonjë film. Qe diçka për të cilën patëm ëndërruar që të gjithë, kurse gjatë viteve të fundit në gjimnaz qesh i bindur, se nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë. Dhe ajo ndodhi....” - thotë për përjetimin më 10 nëntor 1989 muzikanti Stefan Vëlldobrev.

Lajmi se Partia Komuniste Bullgare e cila ka drejtuar 45 vjet ndërron udhëheqësin e vet Todor Zhivkov, e gjen Vasill Gjeorgjievin, i cili ka fituar popullaritet si Vasko Krëpkata, në taksinë e tij personale-në një moment, në të cilin hip klientin e tij të radhës. Ja kështu muzikanti, i cili vesh përmes blusit emocionet e mijëra bullgarëve, mëson se kalimi nga socializmi drejt demokracisë ka filluar.

“Komunizmi po ikën, flini të qetë fëmijë!”, këndon këngëtari i këngëve blusë Vasko Krëpkata.

Pasojnë vitet e një shprese se shkëputja me të kaluarën komuniste do të kalojë shpejt, kurse e gjithë e vërteta për tranzisionin 45 vjeçar socialist do të dalë në dukje. Por, mjerisht kjo nuk ka ndodhur plotësisht dhe sot e kësaj dite. Por, ashtu si më parë, ashtu dhe në vitet e para pas datës 10 nëntor 1989 muzika ndikon shumë mbi formimin e personaliteteve, zërat e të cilave dëgjohen, pavarësisht nga kufizimet e kohës.

“45 vjet arrijnë! Koha është e jona!” - ky është refreni, i cili i bashkonte mijëra bullgarët nëpër rrugë në fillim të tranzicionit.

“Mendoj se arti është një botë paralele. Njeriu mund të ikë në të, kur pushon t’i pëlqejë ajo e cila e rrethon - thotë në intervistën për Radio Bullgarinë muzikanti i dashuri Valldi Totev nga grupi “Shturcite” /“Gjinkallat”/. Gjatë atyre “viteve të socializmit” muzika qe një copëze, një pjesë nga liria. Përkrahësit tanë më të besuar madje duronin ndonjë rrahje për guximin e vet të na pëlqejnë haptazi. Në një moment u nevojit të ndalojmë të ekzekutojmë, që të mos të dukemi si në ndonjë kurth, në të cilin kapen adhuruesit tanë.”


Pavarësisht se demokracia ka shumë të meta, Valldi Totev pohon se ajo ka ofruar mundësi të shkëlqyera, të cilat kanë kuptim për çdo sakrificë të bërë më parë.

“Sot njeriu ka mundësi të zgjedhë se ku të jetojë, ku të punojë - diçka, të cilën në atë kohë ne nuk e kemi parë as në ëndërr se mund të ndodhë. Një përfitim i madh është liria. E dimë se çfarë është jeta pa liri, shton autori i këngëve “Dritë” dhe “Ngrehi sytë”, të cilat kanë tingëlluar nëpër sheshet gjatë viteve të para të demokracisë.

“Ky tanimë është fundi i trillimit të gjatë se kemi jetuar në parajsën e të gjitha kohërave” - këndon Valldi Totev në baladën nga koha e tranzicionit “Ngrehi sytë”.

Pas kaq viteve të një tranzisioni, drita të cilën ne e shikojmë menjëherë sa ngremë sytë, ende na frymëzon me  shpresë se përpjekja ja vlejti. Ndërkohë dolën në pah dhe të metat e demokracisë bullgare. Për shkak të tyre shoqëria jonë dhe sot është nëpër rrugët dhe sheshet. Kurse brezi i tranzicionit me nostalgji kthehet drejt mitingjeve të shënuara historike nga fillimi i tranzicionit, në të cilat qindra mijë bullgarë këndonin dhe brohorisnin në unitet me muzikantët e vet: “Komunizmi po ikën, po largohet. Flini të qetë , fëmijë!”

“Atëherë, në ndryshim nga sot, protesta kishte një qëllim të qartë - thotë kompozitori Stefan Dimitrov. Ne donim ta rrëzonim komunizmin dhe kjo qe dëshira e gjithë popullit. Këngët e suksesshme të cilat i krijuan kolegët e mi, ndihmuan shumë për realizimin e këtij qëllimi. Sa i përket kësaj sesi ka ndryshuar pjesëmarrja e muzikantëve në jetën shoqërore dhe politike, kompozitori thotë se kjo nuk mund të bëhet me porosi:


“Thjesht ky brez u plak dhe pas 30 vjetëve nuk ka më të njëjtën forcë. Mbase duhet të vijnë të tjerë. Por, përderisa nuk paraqiten, do të thotë se akoma nuk ka domosdoshmëri”.

Mitingu i përmbushur me njerëz i forcave demokratike nga vera e vitit 1990
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD