Masat për të kontrolluar epideminë e koronavirusit janë kaotike dhe mungesa e organizimit është e dukshme, komentoi në Radio Varna dr. Stojço Kacarov nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave në fushën e shëndetësisë. Sipas tij, qeveria nuk ka asnjë plan për zgjidhjen e problemit me infeksionin. "Duket se të gjithë janë lënë të mbajnë veten në këtë situatë," tha ai. Ai mendon, se qeveria i ka humbur muajt e verës për të marrë masa, përfshirë dhe legjislative. Ai dha si shembull ligjin për institucionet mjekësore i cili pengon hapjen e shtretërve shtesë për trajtimin e të infektuarve me koronavirus.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..