Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje me 20% të sinjaleve për dhunë në familje

Foto: Pixabay

Pandemia nga Covid-19, bllokimi dymujor gjatë pranverës si dhe masat kufizuese kundra epidemiologjike të cilat vazhdojnë edhe sot, i detyruan njerëzit të kalojnë një kohë më të gjatë në mjedisin familjar, bashkë me të afërmit e tyre. Kjo mund të tingëllojë shkëlqyeshëm për ato familje , të cilat jetojnë në paqe dhe në mirëkuptim, por për lidhjet me marrëdhënie problematike koha e gjatë e kaluar bashkë kthehet në një trishtim të vërtetë. Statistika për numrin dhe shpeshtësinë e telefonatave në linjën e zjarrtë telefonike kombëtare për viktimat e dhunës tregon se rritja e tyre kundrejt vitit 2019 është llogaritur akoma gjatë marsit dhe prillit, kurse gjatë verës numri i tyre arrin deri mbi 250 për muaj.

“Deri përpara kësaj qenë rreth 170-190 në kuadrin e 30 ditëve” - saktësoi në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë Milena Dimitrova nga Shoqata “Animus” - krijues të linjës së zjarrtë telefonike dhe shtoi:  

“Në qoftë se krahasojmë me periudhën mars-maj 2019, rritja gjatë këtij viti është me rreth 20%. Rritje vjen më tepër nga fakti se, viktimat dhe kryesit dolën të mbyllur për një kohë mjaft të gjatë bashkë. Kjo çon deri në shkallëzimin e tensionit, më në veçanti në familjet , në të cilat ka pasur marrëdhënie problematike dhe përpara pandemisë.  Kjo nga ana e vet i pengon vet viktimat të duan dhe të kërkojnë ndihmë, meqenëse shpesh janë të kufizuar dhe të kontrolluar në kontaktet me të afërmit e tyre dhe botën jashtë. Prandaj kjo është dhe arsyeja e rritjes së rasteve të postimeve elektronike, të cilat i merrnim në këtë periudhë. Një bisedë të ngjashme në linjën telefonike, supozon që gratë të jenë në gjendje të shkëputen nga abuzuesi i tyre për një periudhë më të gjatë kohe, që jo gjithmonë është e mundur.”

Mihaella Angjellova di nga përvoja e saj se çfarë do të thotë të kesh lidhje me përdhunues. Në intervistën e saj për Radion Kombëtare Bullgare ajo tha se, “shenjat e padukshme te gratë, të cilat kanë përjetuar një lidhje të ngjashme, shpeshherë  janë psikike, emocionale, ekonomike e të tjera.”

Një listë të shenjave të para, në bazë të të cilave një grua mund të njohë e të kuptojë nëse ajo është në lidhje me një dhunues, përpunon terapeutiku Valentina Dimitrova nga fondacioni, i cili siguron një përkrahje afatgjatë të grave, viktimë të dhunës.  

“U jap shembull me një burrë, i cili i bën gruas vërejtje të shpeshta  për pamjen e saj të jashtme, të cilat arrijnë në një ultimatum për këtë sesi duhet të duket ajo, si të vishet, kur të kthehet. Në qoftë se ajo vonohet, kjo shpesh bëhet shkak për debate. Fillon një izolim pak nga pak nga të afërmit dhe shokët nën pretekstin, se ata nuk janë mjaftë të mirë, kur në fillim ajo mendon se, është diçka më shumë se ta. Pas kësaj, pak nga pak kalohet drejt një zhvlerësimi të çdo gjëje të cilën e bën ajo dhe jep nga vetja në lidhjen e tyre, të rëndësisë së kësaj sesi ndihet ajo, ku në një moment, gruaja i është e nënshtruar krejtësisht atij.”

Është e mundur që zhvlerësimi i gruas nga burri, të vijë dhe nga fakti se, ajo punon një punë të paguar më pak prej tij, por kjo nuk është e detyrueshme. Ka sinjale, të cilat mund të shërbejnë si një alarme për dhunë, thotë psikoterapeutia Valentina Dimitrova:

“Kur ai pushon së përkrahuri gruan, dhe ata nuk kërkojnë bashkë vendime për zgjidhjen e problemit përkatës financiar në familje. Dhuna është atëherë kur, gruaja fillon të shtypet për shkak të dëshirës së saj të merret me diçka e cila e emocionon. Dhunë mund të kemi dhe atëherë, kur burri nuk punon, kurse gruaja ka marrë përsipër të gjithë mirëmbajtjen e familjes dhe pavarësisht nga kjo, ai vazhdimisht është i pakënaqur për diçka, duke kërkuar akoma dhe akoma”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD