Bullgaria përkrah negociatat e Shqipërisë për aderim në BE, sepse ajo plotësoi pjesën dërmuese nga kushtet e domosdoshme.
Mirëpo, në momentin e tanishëm vendi nuk mund të përkrahë kornizën negociuese për anëtarësim evropian të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e tha në një brifing në Ministrinë e Punëve të Jashtme zëvendës kryeministrja dhe ministre e jashtme Ekaterina Zaharieva pas mbledhjes së sotme video të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në të cilën u diskutua zgjerimi.
Motivi për këtë është se projekti i propozuar nuk pasqyron kërkesat bullgare, e pikërisht respektimin e formulës për gjuhën – “gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe jo “gjuhën maqedonase”; hartën udhërrëfyese për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga 2017 dhe të Marrëveshjes së Prespës dhe një tekst të qartë se pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari nuk do të mbështeten në asnjë formë.
Ministrja Zaharieva tha se Bullgaria është e hapur për bisedime, por kjo kërkon edhe bashkëpunim nga ana e Maqedonisë së Veriut. Ajo vuri në dukje se parimet e fqinjësisë së mirë duhet të aplikohen në praktikë, jo vetëm të figurojnë në tekste.
Ministrja Zaharieva tha se i ka informuar kolegët për bisedimet midis Sofjes dhe Shkupit dhe falënderoi për përpjekjet e presidencës gjermane.
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..