Vendi ynë tani është në vendin e tretë për nga vdekshmëria nga Covid-19 në Evropë dhe në vendin e 13 për sëmundshmërinë bazuar mbi të dhënat e dy javëve të fundit, njoftoi në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev. Sëmundshmëria është 658 në 100 mijë veta.
“Duhet të vendosim nëse do të respektojmë masat tani vepruese ose duhet të kalojmë drejt masave më të rrepta, të cilat ekzistojnë në pothuajse të gjithë Evropën”, komenton ai, duke prognozuar se në rast të kundërt do të ketë më shumë të infektuar dhe më shumë raste me vdekje.
Ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov po kështu theksoi se, masat kundra koronavirusit nuk hasin mirëkuptim dhe përkrahje nga qytetarët. “Përhapen qëndrime se nuk ka një virus të tillë ose se me kufizimet ndikojmë mbi liritë e njerëzve”, shtoi ai.

4330 nëpunës mjekësor deri në këtë moment janë infektuar me koronavirusin, kurse 31 kanë vdekur, tha akoma Kostadin Angjellov. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 137 veta nga rrethi mjekësor kanë dhënë një test pozitiv. Sipas fjalëve të ministrit, disa mjekë janë infektuar për herë të dytë me Covid-19 dhe kjo e hedh poshtë hipotezën se pas kalimit të sëmundjes formohet një imunitet i përhershëm.
Në gjysmën e poliklinikave të kryeqytetit tanimë ka Covid kabinete, informon kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. Për 5 ditë përmes tyre kanë kaluar afro 1600 veta, 29% nga të cilët kanë dhënë një rezultat pozitiv me teste antigjene, tha akoma kryetarja e bashkisë.

Sa i përket transportit publik, shtatë ekipe çdo ditë kontrollojnë nëse respektohen masat kundra koronavirusit. Në fillim tëjavës së ardhshme do të vendoset se në çfarë mënyre nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 12 do të kthehen në shkollë, deklaroi Jordanka Fandëkova.
Sipas drejtorit të qendrës më të madhe për ndihmë urgjente mjekësore në Bullgari /Pirogov/ profesori Asen Balltov, spitalet janë “shumë të përgatitur dhe të furnizuar” dhe pjesa më e madhe prej tyre tanimë janë ristrukturuar.

“Të gjithë ata të cilët kanë nevojë do të ekzaminohen, dhe në se është e nevojshme do të shtrohen në spital”, bindi ai. Aktualisht 46% nga shtretërit për Covid pacientë në gjendje më të lehtë dhe 25% për pacientë në repartet intensive janë të zëna.
Në lidhje me rastin e dy vetave që vdiqën përpara derës së repartit Covid në Plovdiv, ministri i shëndetësisë ka caktuar një kontroll të brendshëm dhe ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë. “Mjekët dhe infermieret kanë qenë mjaft dhe në këtë kohë kanë punuar me pacientë të tjerë”, sqaroi ai. Kostadin Angjellov tha se dhe urdhrat e tij jo gjithmonë kryhen “plotësisht” nga menaxherët e spitaleve, si dhe se inspektimet shëndetësore rajonale nuk ushtrojnë kontroll.
“Sistemi shëndetësor tani për tani po e përballon situatën, por në qoftë se vazhdon mosrespektimi i masave, vendi ynë do të humbasë mjekët e vet” tha ministri.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BTA
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..