Bullgaria ka parashtruar ankesë kundër paketës “Mobilitet” në gjykatën e BE para rreth 2 javësh, njoftoi deputeti evropian nga Partia Popullore Evropiane Andrej Novakov. Para programit “Horizont” të BNR evrodeputeti sqaroi, se edhe Polonia, Hungaria, Lituania, Letonia dhe Qiproja kanë bërë ndoshta të njëjtën gjë.
Novakovi mendon, se vendimi i gjykatës mund të pritet brenda një viti. Ai rikujtoi, se ka një periudhë gratis prej 18 muajsh, brenda së cilës nuk do të zbatohen dispozitat më të pafavorshme të ligjit për vendin tonë dhe vendet e tjera të periferisë së BE. Është fjala për dispozitat si kthimi i kamionit në vendin, ku është regjistruar firma operatore, çdo 8 muaj.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..