Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FKSHB kërkon shpalljen e karantinës 3 javore në vend

Foto: arkiv

Sipas modelit të një sërë shtetesh evropiane duhet të forcojmë masat kundër epidemisë dhe të shpallet një karantinë së paku tre javore, tha për TV ”Evropa” Valeri Simeonov, lider i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, parti e cila është në koalicionin qeveritar. Simeonovi tashmë i ka njohur partnerët nga GERB dhe masat do të diskutohen në këshillin politik gjatë javës së ardhshme. Ai nuk pranon argumentin, se mbyllja e  shtetit  mund të lëkundë ekonominë, sepse epidemia e mbingarkon sistemin shëndetësor të vendit.

Pas miratimit të buxhetit të shtetit Simeonov, i cili është Zëv/kryetar i Parlamentit do të parashtrojë  propozimin që  edhe deputetët të mund të punojnë nga distanca, deklaroi politikani. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkatërruan një grup për trafik migrantësh, kontrabandistët kanë marrë deri në 15 000 euro për person

Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..

botuar më 25-11-25 5.26.MD

Sipas presidentit Rumen Radev, paqja në Ukrainë do të shkruhet nga fitimtarët

“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..

botuar më 25-11-25 11.36.PD
Todor Çobanov

Bullgaria pret t’i kthehen mbi 2700 antika nga jashtë vendit

Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..

botuar më 25-11-25 11.12.PD