Situata epidemiologjike në Bullgari do të zgjatet deri më 31 janar. Këtë e njoftoi Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave.
Masat e reja më të rrepta kundërepidemike vendosen nga mbrëmja e 27 nëntorit dhe do të zgjaten deri më 21 dhjetor.
Me urdhër të Ministrit imponohen kufizimet sa vijojnë:
- Ndërpritet frekuentimi i orëve mësimore, praktikave dhe shtazëve në të gjitha institucionet arsimore në Bullgari edhe për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 12 dhe për të gjitha universitetet, shkollat, kopshtet, çerdhet, si dhe veprimtaritë jashtë klasës dhe të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijë;
- Ndalohen të gjitha veprimtaritë kolektive sportive dhe shoqërore, kongreset, konferencat, seminaret, aktivitetet kulturore dhe argëtuese;
- Pezullohen vizitat në qendrat e fitnesit dhe të gjitha veprimtaritë sportive dhe trajnuese për personat deri në 18 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm veprimtaritë sportive që kanë filluar. Të gjitha garat sportive për persona mbi 18 vjeç do të organizohen pa publik.
- Nuk lejohet organizimi dhe realizimi i kremtimeve private me më se 15 veta.
- Mbyllen qendrat e mëdha tregtare.
- Ndalet puna e restoranteve dhe pikave për ushqim dhe argëtim. Lejohen vetëm dërgesat ose marrja e ushqimit për në shtëpi ose për në zyrë.
- Pezullohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe në kazino.
- Ndalohen ekskursionet dhe të gjitha llojet e udhëtimeve në grupe.
Vizitat në qendrat tregtare lejohen vetëm për disa objekte në territorin e tyre - dyqane kafshësh, optikë, farmaci, dyqane ushqimore, banka, operatorë telekomunikacioni, zyra postare. Dyqanet e vogla vazhdojnë të punojnë në kushtet e deritanishme – me respektim të distancës dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Përjashtim bëhet për teatrot të cilat do të punojnë me kapacitet të zënë deri në 30 për qind të sallave dhe respektim rigorozë të masave antiepidemike.
Kishat, parqet dhe kopshtet mbeten të hapura. Nuk do të imponohet orë e mbrëmjes.
“Me vendosjen e masave të reja mendoj se do të arrijmë një pllajë të sëmundshmërisë”, tha në brifing Kryeinspektori Shëndetësor docent Angell Kunçev. Ai saktësoi se sipas klasifikimit të fuqisë së masave bërë nga Universiteti i Oksfordit, me kufizimet aktuale në vendin tonë, po hyjmë në kategorinë e vendeve me rreptësi nja 70-75 për qind të rregulloreve antikovid. “Shpresojmë se në këtë mënyrë të frenojmë sëmundshmërinë e lartë nga më se 600 të infektuar për 100 mijë dhe në këtë mënyrë t’i sigurojmë çdo familjeje bullgare pritjen e qetë të festave të ndritshme të fundvitit”, shtoi docenti Kunçev.
Pakësimi i sëmundshmërisë do të jetë fakt jo më herët sesa në fund të javës së dytë të vendosjes së masave. Vdekshmëria pritet të ulet deri në fund të javës së tretë, tregojnë të dhënat e Shtabit Operativ Kombëtar dhe situata në vendet e tjera. “Kjo është absolutisht e nevojshme në mënyrë që sistemi shëndetësor të përballojë presionin” tha në brifing kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral profesor doktor Vencisllav Mutafçijski. “Jeta e njeriut është një gjë e çmueshme dhe me rëndësi pa marrë parasysh se çfarë janë dëmet e tjera. Ne, si mjekë, nuk mund të mbrojmë ndonjë vlerë tjetër veçse kësaj”, shtoi ai.
Hapen tri qendra të reja për plazmën rikoperuese të gjakut – në qytetet Pllovdiv, Stara Zagora dhe Pleven, njoftoi doktori Asen Balltov, drejtor i Spitalit “Pirogov”. Kështu me qendrat ekzistuese në Sofje dhe në Varna do të bëhen pesë.
U miratuan edhe masa të reja për bizneset e mbyllura
“Ishte me të vërtetë një vendim shumë i vështirë me shumë kompromise. Të gjithë kishin shqetësime, por ne do të përpiqemi të vazhdojmë të gjitha masat mbështetëse që të mos lëmë askënd vetëm", tha në brifing ministrja sociale Denica Saçeva.
Vazhdojnë masat „60 në 40”dhe „80 në 20” për kompensimin e pagave në bizneset e mbyllura. Po vazhdon edhe kujdesi i patronazhit, theksoi Saçeva.
“Për të funksionuar ekonomia kemi nevojë për njerëz të shëndetshëm. Sektori i tregtisë mbetet plotësisht i hapur”, tha në brifing ministri i ekonomisë Lëçezar Borisov. Garantojmë furnizimet, prodhimin dhe industrinë, me përjashtim të punës së qendrave të mëdha tregtare, shtoi ministri.
Me këto nivele të infektimit masat e reja janë absolutisht të nevojshme
“Ekziston vetëm një efekt i provuar kundër Covid-19 – kufizim i kontakteve sociale ose karantinë. Për të lehtësuar spitalet që janë në kufirin e mundësive të tyre, vendosim masa për 3 javë”, tha kryeministri Bojko Borisov gjatë mbledhjes së rregullt qeveritare. Ai rikujtoi se deri tashti vendi kishte regjimin më liberal për kufizimin e përhapjes së sëmundjes me qellim mbrojtjen e ekonomisë. Kryeministri shtoi se si kompensim i kësaj mbylljeje 3 javore shteti do të sigurojë 200 milion euro për bizneset me veprimtari të kufizuar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..