Kuvendi Popullor miratoi dje përfundimisht buxhetin e vendit për vitin 2021. Në fakt buxhetet e miratuara nga deputetët janë tre - të Sigurimit shoqëror shtetëror, të Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe të shtetit. Votimi u zhvillua vetëm një ditë përpara hyrjes në fuqi të masave tre javore më serioze kundra epidemiologjike dhe zgjatjes së situatës së jashtëzakonshme epidemike në vend deri më 31 janar 2020.
Akoma pas miratimit të llogarive të konsoliduara financiare të vendit për vitin e ardhshëm nga qeveria në fund të muajit tetor, parametrat e tyre shkaktuan komente shumë kontradiktore. Në përgjithësi kritika është lidhur me akuza se ky buxhet nuk është real, se parashikon tepër shumë shpenzime publike, ku nuk është shumë e qartë nëse do të mblidhen të ardhurat e pritura. Forca kryesore opozitare - Partia Socialiste Bullgare, madje e përcaktoi si “joadekuat”.
Në Buxhetin 2021 janë regjistruar të ardhura prej 47.6 miliardë leva/24.3 miliardë euro/, ku shpenzimet i tejkalojnë me pothuajse 5 miliardë leva /2.56 miliardë euro/, duke arritur 52.5 miliardë leva /26.8 miliardë euro/. Për këtë shkak është shënuar se do të ketë një deficit buxhetor prej pothuajse 5 miliardë leva /2.56 miliardë euro/, që përbën 3.9% nga Produkti i Brendshëm Bruto i pritur. Që të mund të mbulojë shpenzimet, shteti do të mund të marrë një borxh të ri shtetëror në përmasë deri më 4.5 miliardë leva/ 2.3 miliardë euro/. Bullgaria do të mbetet një nga shtetet me më pak borxhe në Bashkimin Evropian dhe shumë më poshtë se 60% të lejuarat nga Produkti i Brendshëm Bruto.
Buxheti i ri kombëtar përcaktohet nga disa vëzhgues dhe për më tepër nga autorët e tij si social dhe anti-krizë, i drejtuar ndaj një ndihme më të madhe si të firmave, ashtu dhe të qytetarëve të prekur nga kovidkriza. Në shumë sektorë do të ketë një rritje të të ardhurave me shpresën se do të stimulohet kërkimi, kurse që aty dhe e gjithë ekonomia - në administratën publike, në shëndetësi, tek forcat e sigurisë, në arsim e të tjera. Përfitimet e fëmijëve për familjet me të ardhura të ulëta gjithashtu do të rriten, parashikohen dhe lehtësime taksash për të gjitha familjet me fëmijë, si dhe rritje të pensioneve të njerëzve të moshuar me 5%. Rroga minimale ngrihet nga 610 në 650 leva /332 euro/, shtohet dhe pensioni minimal deri më 300 leva /153 euro/. Në sfondin e të ardhurave në vendet e zhvilluara evropiane, këto janë para modeste, por për Bullgarinë e vogël dhe për bullgarët, këto janë lajme gjithsesi të mira. Aq më tepër se mot do të ketë zgjedhje parlamentare dhe forcat politike, në vend të parë drejtuesit në këtë moment, kanë pikësynimin për të fituar përsëri.
Hartuesit e buxhetit kanë marrë parasysh kovid krizën ekonomike gati globale dhe i kanë bërë llogaritjet e veta në bazën të një rritjeje të pritur të Produktit të Brendshëm Bruto prej 2.5% dhe të një rritjeje të prognozuar globale prej mbi 4%. Në prag të masave të radhës kundra kovidit dhe të pasojave të pashmangshme ekonomike, rritja e pritur nuk duket shumë e sigurt. Sepse me siguri mbyllja e pjesshme /i ashtuquajturi lockdown/ e futur të premten në mbrëmje dhe mbyllja ose kufizimi i shumë bizneseve do të kenë një ndikim negativ shtesë mbi ekonominë, gjë e cila mbase nuk do të mund të evitohet kaq shpejt gjatë vitit të ardhshëm në sfondin e uljes së pritur gjatë këtij viti prej të paktën 7%. “Do të dalë se relativisht shpejt pas zgjedhjeve gjatë vitit të ardhshëm do të duhet të aktualizohet buxheti dhe të shkurtohen shpenzimet”, prognozon ekonomisti nga Instituti për Ekonomi të Tregut docenti Krasen Stançev, i cituar nga sajti “Dnevnik”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026 nuk do t'i bëjë pushimet më të shtrenjta. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Çmimet për vitin 2026 tani po..
Norma bazë e interesit në vend do të ulet në 1.82 për qind nga 1 gushti 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ulja është 0.09% krahasuar me korrikun, kur ishte në nivelin 1.91 për qind. Norma e thjeshtë vjetore e interesit është ulur për të..
Kuvendi Popullor vendos kontroll të shtuar mbi çmimet për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga data 8 gusht 2025. Këtë vendim e morën deputetët me votimin në lexim të dytë të Ligjit për pranimin e euros në Bullgari, raportoi gazetari i BNR,..
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026 nuk do t'i bëjë pushimet më të shtrenjta. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Rumen..