Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Videoja e re muzikore “Mërfi” – talent, imagjinatë dhe aftësi artistike

Gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale u paraqit një video e re - e këngës “Mërfi”. E zgjodhëm për ta prezantuar për shkak të fantazisë së freskët  dhe zgjidhjeve tepër interesante të regjisorëve, si dhe të vështrimit rinor ndaj temave jetike, të vjetra sa bota - një dashuri romantike, ndarje, një kujtim i papritur pas viteve dhe vetëdije se dashuria dhe ky njeri gjoja nga e kaluara ka mbetur të paharruar për gjithmonë.

Kënga lind gjatë vitit të kaluar mësimor. Çdo gjë fillon nga një detyrë e të folurit skenik për studentët në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe të  Filmit “Krëstjo Sarafov”. Të ndarë sipas grupeve, ata duhet të përgatisin projekt lidhur me krijimtarinë e poetëve bullgarë. Në një nga grupet punojnë bashkë Eleonora Ivanova- artiste në video, Teodor Kisjov - autor i muzikës dhe i aranzhimit, si dhe Zhaklin Daskallova - bashkautore në krijimin e tekstit dhe të muzikës dhe interpretuese e këngës “Mërfi”.

Për Radio Bullgarinë zonja e re tregon: “Atëherë zgjodha poemën “Kujtime nga tavani” nga Valeri Petrov. Doli se, nuk kemi zgjedhur tekstin e saktë kundrejt detyrës së vënë dhe u nevojit të kërkojmë një autor tjetër. Por unë u dashurova kaq shumë në poezinë e Valeri Petrovit, në ritmikën e vjershave të tij të shkëlqyera, në vet poemën, saqë lindi kënga “Mërfi”.  

Është interesante të përmendim se “Kujtime nga tavani” të Valeri Petrovit është një poemë prej shtatë pjesëve. Zhaklin zgjodhi një pjesë, e cila tregon për çastet e para të dashurisë:

Teksti i refrenit, i shtuar nga këngëtarja , i jep dhe titullin këngës:

“Dje, sot dhe nesër po kështu

Ne luajmë kundra ligjit të Mërfit...”

Nga Zhaklin mësuam akoma se pjesëmarrësit në krijimin e këngës aktualisht janë studentë në kursin e katërt, në degën e mjeshtërisë prej aktori për teatrin dramatik, në klasën e profesorit doktor Ivajllo Hristov. Përveç teatrit, ata mundohen të zhvillojnë dhe talentin e vet muzikor, kurse kënga “Mërfi” është një nga provat e tyre të para. Videoja është incizuar në një gurore afër Sofjes. Pjesa tjetër është talent, imagjinatë  aftësi artistike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD