Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave u miratua Plani Kombëtar për Vaksinimin kundër Covid-19. Këtë e njoftoi në një brifing Ministri i Shëndetësisë profesor Kostadin Angellov. Në hartimin e planit u shfrytëzuan rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në përputhje me veçoritë e shëndetësisë bullgare. Plani është i hapur për aktualizim në varësi të situatës, theksoi ministri.
Kush dhe kur do të vaksinohet?
Sipas planit më parë do të vaksinohet personeli mjekësor – mjekë, dentistë, specialistë të kujdesit shëndetësor, farmacistë dhe personeli ndihmës, si dhe nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në këtë kategori hyjnë përafërsisht 234 000 persona.
Faza e dytë e vaksinimit do të përfshijë specialistët pedagogë, përdoruesit dhe stafi i institucioneve sociale dhe stafi i fermave të vizonëve – përafërsisht 112 080 veta.
Faza e tretë përfshin të gjithë që marrin pjesë në funksionimin e veprimtarive kryesore të jetës publike si për shembull të punësuarit në strukturat e sistemeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimit.
Në fazën e katërt hyjnë njerëzit në moshë nga 65 vjeç dhe sipër dhe njerëzit me sëmundje kronike.
Faza e pestë do të mbulojë grupet e prekshme për shkak të rrezikut të lartë epidemiologjik të infeksionit që lidhet me kushtet dhe mënyrën e tyre të jetesës.
Zonimi
Për qëllime të vaksinimit, vendi do të ndahet në 6 rajone. Secili prej tyre ka personin përkatës përgjegjës – Inspektorati Shëndetësor Rajonal (IShR), i cili do të kryejë logjistikën.
Për rajonin 1 përgjegjës është IShR – Vraca, për rajonin 2 përgjegjës është IShR – Veliko Tërnovo, për rajonin 3 përgjegjës është IShR – Varna, për rajonin 4 përgjegjës është IShR – Sofje, për rajonin 5 përgjegjës është IShR – Plovdiv, për rajonin 3 përgjegjës është IShR – Burgas.
Vaksinimi do të jetë vullnetar
Ministër Angellov edhe një herë theksoi, se vaksinimi do të jetë vullnetar pas një dëshire të qartë nga ana e personit të vaksinuar dhe pëlqimit të tij të informuar për vaksinën të cilën ai e ka zgjedhur.
Vaksinat do të aplikohen pas lejes së Agjencisë Evropiane të Ilaçeve. “Duhet të imunizohet të paktën 75 për qind të popullsisë për të jetë mbrojtur gjithë shoqërinë” theksoi kryeinspektori shëndetësor shtetëror docent Angell Kunçev.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..