Vdekshmëri rekord në nëntor konstatoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kanë vdekur 15 964 njerëz. Rritja në krahasim me nëntorin e 2019-ës është 50%. Në tetor shkalla e vdekshmërisë krahasuar me vitin 2019 ka qenë më e lartë me 23%.
Statistikat e zymta përkojnë me valën e dytë të COVID-19, por vdekjet e raportuara për shkak të koronavirusit janë 2681, ndërsa numri i përgjithshëm më i lartë i vdekjeve krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar është 7849.
Sipas specialistëve, shkaku për rritjen e mortalitetit me 5168, jashtë atyre për shkak të koronavirusit, është se për shkak të pandemisë bullgarët kanë frikë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Një hipotezë tjetër për vdekshmërinë e lartë është se mortaliteti real nga COVID-19 është më i lartë sesa raportohet, shkruan gazeta "24 orë".Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..