"Gjithmonë kam besuar se vendimet mund të gjenden në tryezën e bisedimeve. Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nuk do të falin as Bullgarinë, as Republikën e Maqedonisë së Veriut se nuk kemi gjetur kompromis, i cili të na japë perspektivë." Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov sot në takimin me të dërguarin e posaçëm të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë Vllado Buçkovski.
Nëpërmjet profilit të vet në Facebook Borisov vuri në duke se ka theksuar se për marrëdhëniet e besimit të ndërsjellë është me rëndësi të madhe zbatimi i të gjitha angazhimeve të ndërmarra sipas Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit, të nënshkruar mes dy vendeve tona në vitin 2017.
Më vonë Buçkovski u takua edhe me Presidentin Rumen Radev. Presidenti bullgar deklaroi se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut kërkon jo prova për presion nëpërmjet shteteve të treta, por rezultate reale në dialogun dypalësh me Bullgarinë. Sipas Presidentit bullgar braktisja e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut dhe ndryshimi i përmbajtjes së librave mësimore të historisë do të jetë një kontribut real në krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..