Deri më 21 dhjetor po vazhdon aplikimi i masave anti-epidemike në vend. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës ditën e shtunë, 12 dhjetor, ku Kryeministri Bojko Borisov thirri anëtarët e qeverisë, të Shtabit Operativ Kombëtar, të Shtabit të Vaksinimit dhe Kryetaren e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.
Në mbledhje Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev citoi një studim, sipas të cilit pas javës së dytë të mësimdhënies online ulet shumë motivimi i nxënësve për të mësuar, ndërsa në moshën parashkollore mungesa e kontakteve sociale dhe e lëvizjes kanë ndikim shumë të keq.
Sa i përket ndihmës për prindërit, fëmijët e të cilëve aktualisht po mësojnë në distancë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva theksoi se kërkesat e paraqitura janë pothuajse 22 000. Gjithashtu u bë e qartë se rreth 3 000 punëdhënës kanë aplikuar për 15 000 vende pune në kuadrin e masës për bizneset e mbyllura. Ndryshimet në Ligjin për Gjendjen se Jashtëzakonshme janë tashmë në fuqi dhe mbi këtë bazë fillon procedura për mbështetjen e biznesit me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...