Që nga 21 dhjetori deri më 3 janar 2021 është ndaluar hyrja në Bullgari e të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar, me të gjitha llojet e transportit, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë .
Masa u vendos për shkak të një shtami të ri të Covid-19 për të cilin ka të dhëna se po përhapet në territorin e Britanisë së Madhe.
Ndalesa nuk u përket shtetasve bullgarë dhe personave me statusin e qëndrimit të përhershëm, ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë, si dhe anëtarëve te familjeve të tyre. Pas hyrjes së tyre në vend ata duhet të vendosen në një karantinë 10 ditore. Në karantinë janë edhe të mbërriturit nga Britania e Madhe (kryesish shtetas bullgarë) me tri fluturimet e fundit nga Britania e Madhe.
Vendimi për aplikimin e kufizimeve u mor në një takim të jashtëzakonshëm tek Kryeministri Bojko Borisov, me pjesëmarrjen e Ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva, Ministrit të Transportit Rosen Zheljazkov dhe Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov.
Para programit “Horizont” të BNR-së korrespodenti ynë në Londër Veselin Paunov tha se shumica e bullgarëve kanë arritur të largohen nga Ishulli para se të hyjnë në fuqi kufizimet e reja, por pritet që ata të kenë probleme pas mbërritjes së tyre në vend pas festave.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..