Njerëzit e shëndetshëm pa sëmundje të rënda shoqëruese kronike, pa manifestime klinike për momentin dhe mbi 16-18 vjeç duhet të vaksinohen kundër Covid-19. Kjo rekomandohet në një deklaratë të Akademisë Bullgare të Shkencave për fushatën e ardhshme të vaksinimit kundër koronavirusit, dërguar mediave.
Para imunizimit, këshillimi me mjekun personal është i detyrueshëm, theksojnë shkencëtarët. Sipas tyre, të dhënat e deritanishme tregojnë se imuniteti kolektiv kundër virusit krijohet ngadalë dhe do të jetë e vështirë të arrihet natyrshëm.
Efikasiteti i vaksinave dhe kohëzgjatja e imunitetit që ata krijojnë do të bëhen të qarta jo më herët se një vit nga fillimi i aplikimit të tyre, kur do të ketë mjaft të dhëna shkencore bindëse, theksojnë nga Akademia Bullgare e Shkencave.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..