Viti 2020 që po përfundon ndryshoi fund e krye përfytyrimet për botën materiale në të cilën jetojmë. Sikur shtresat në sistemin tonë të vlerave u rirenditën që të kërkojmë gjërat e rëndësishme në jetë, të cilat na bëjnë njerëz. Atyre që e humbin drejtimin u ndihmojnë ndriçimtarët të cilët e morën misionin për t’u treguar atyre se kurrë nuk është vonë për të gjetur rrugën pasi bëjnë vepra të mira.
Të përkushtuar si në tempull, ashtu edhe në kauzën për të ndihmuar njerëzit në nevojë – kështu kryeprifti Serafim Janev e kupton misionin si klerik. Përveç kujdesit për nja dhjetë kisha, ai kontribuon edhe për hapjen e qendrave sociale, ndërsa për fëmijët çdo verë e hap portën e Manastirit Kremikovci “Shën Gjergji Fitimprurësi” ku është igumen. Ai përpiqet që t’u mësojë fëmijëve vlerat e përjetshme njerëzore.
“Nga të gjithë ne varet se çfarë njerëzish do të jemi, si do të sillemi njëri me tjetrin dhe si do të jetojmë bashkë si shoqëri. Këto vlera nuk janë të kota dhe do të na ndihmojnë dhe neve personalisht, si dhe popullit tonë”. Kështu prifti Serafim e këshillon fëmijët.
Për veprat e tij të shumta të njerëzishme kryeprifti Serafim u nominua iluminist i vitit në fushatën kombëtare të Radios Kombëtare Bullgare. Tërë intervistën me kryepriftin Serafim Janev mund të lexoni KËTU.
Mirësia, mëshira dhe dashuria janë vlerat kryesore njerëzore të cilat hapin dyer dhe ngrohin edhe zemrat më të ftohura.
“Mirësia është në vet ne” është e bindur shkrimtarja Zdravka Evtimova. Tregimet dhe romanet e saj – lexohen dhe dekorohen në shumë vende të botës – ShBA, Britani të Madhe, Kanada, Francë, Greqi, Izrael, kohët e fundit edhe në Kinë.
“Kur njeriu e kthen anën e vet të mirë ndaj njerëzve, ai ngjall tek ata mirësi – beson shkrimtarja. –Ndjeshmëria dhe dashuria janë themeli mbi të cilin njerëzimi ka mbijetuar dhe po vazhdon të zhvillohet - pavarësisht lakmisë, zemërimit dhe të gjitha emocioneve negative. Kujtohuni sesi njerëzit në kampet e përqendrimit kanë gjetur një copë mollë dhe ia kanë dhënë atë ndonjë të sëmuri.”
Ndjeshmëria për të sëmurët, të vuajturit dhe të varfëritë është ngulitur fuqimisht në traditat e krishtera. Besohet se në imazhin e të varfërit dhe të mjerit fshihet vet Shpëtimtari, i cili sprovon zemrat e besimtarëve. Në mesin e myslimanëve, kujdesi për të varfërit dhe dhënia e lëmoshës është veçanërisht e përhapur gjatë agjërimit në kohën e Ramazanit dhe Kurban Bajramit. “Në thelbin e vet Kurban Bajrami është një spastrim i fesë, nga të gjitha mangësitë dhe dyshimet, sqaron Vedat Ahmed, Kryetar i Këshillit të Lartë Mysliman në Bullgari.
Kurban do të thotë “afrim”. Pikërisht prandaj feja islamike ngulmon mbi këtë festë, duke dëshiruar që shoqëria jonë të jetë e bashkuar, në të gjithmonë të ketë mëshirë dhe dhembshuri.” Sivjet festa ishte më e ndryshme nga vitet e tjera për shkak të masave antiepidemike. Le të kujtojmë edhe këtë moment nga viti 2020 në botimin e Radio Bullgarisë “Kurban Bajrami – kohë për bamirësi dhe falje”.
Festa më e madhe e krishterë Ringjallja e Krishtit gjithashtu ishte e ndryshme sepse për frikën e infektimit disa u përmbajtën nga kungimi shpëtues. “Kisha gjithnjë ka shëruar jo vetëm shpirtrat e njerëzve por edhe trupin e tyre” – tha para Radio Bullgarisë prifti Vasilij Sarjan nga kisha e kryeqytetit “Shën Shpërfytyrimi i Zotit”.
Atë Vasilij u bëri thirrje njerëzve që të jenë të arsyeshëm dhe të ruhen nga vetë-sugjerimet. “Njeriu mund të sëmuret dhe të vdesë në se fillon të mendojë se është i sëmurë. Dhe përkundrazi me besim te Zoti në mënyrë të çuditshme njerëz me sëmundje të rënda shërohen. Besimi është një forcë dhe në se ne jemi të bindur, duke iu referuar ndihmës hyjnore, asgjë nuk mund të na vret!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..