Në dallim të Francës, ku këtë Krishtlindje vendpushimet e skive janë të mbyllura, në Bullgari bora dhe skiatorët takohen në vendpushimin dimëror Bansko, një nga destinacionet më të mëdha turistike në vend, transmetoi Euronews në një reportazh të vet, cituar nga faqja e internetit bgtourism.bg. Thuhet se për shkak të situatës me Covid-19 rregullat janë të rrepta: distancë sociale, maska të detyrueshme në ambientet e mbyllura, restorantet shërbejnë ushqim vetëm deri në orën 22:00. Teleferikët dezinfektohen tre herë në ditë.
Në reportazh shënohet gjithashtu se këtë stinë turizmi bullgar shpreson kryesisht tek turizmi i brendshëm dhe turistët nga vendet fqinje, që të përballojë humbjet për shkak të pandemisë së koronavirusit.Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..