Kod paralajmërues me ngjyrë portokalli dhe të verdhë, ngrica të rrezikshme – për këtë paralajmëron sot Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë për krahina të veçanta të Bullgarisë.
Kodi me ngjyrë portokalli për shira të rrëmbyeshëm është shpallur për krahinat e Burgasit, Slivenit, Jambolit, Haskovos, Kërxhalit dhe Smoljanit.
Mbi 100 vendbanime në Bullgai mbetën pa rrymë elektrike dje për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Po punohet për eliminimin e avarive.
Është normalizuar situata në bashkitë e Pernikut dhe Radomirit, transmetoi BTA.
20 veta duhet të evakuohen nga shtëpitë e tyre në zonën e vilave “Çernicite” afër Burgasit për shkak të rritjes kritike të nivelit të lumenjve Marinka dhe Otmanlijska, transmetoi BNR.
Qafa malore e Republikës, që ishte mbyllur që të pastrohet nga dëbora, tashmë është e hapur për të gjitha automjetet, por janë formuar radha të gjata kamionësh.
Natën e kaluar në Smoljan, policia dhe zjarrfikësit shpëtuan 9 persona të varrosur nën rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga një rrëshqitje dheu, njoftoi BNR Plovdiv. Incidenti me ndërtesën e paligjshme të bërë nga materiale të improvizuara u shkaktua nga reshje të mëdha shiu.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..