Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pas shirave të rrëmbyeshëm

Foto: BGNES

Rrugë të përmbytura, oborre dhe shtëpi plot me ujë, fshatra dhe mëhalla të mbyllura si rezultat i rrëshqitjes së dheut - kjo është pamja e përgjithësuar në Bullgari pas shirave të rrëmbyeshëm njëzetekatërorësh. Për fat, nuk ka të dhëna për njerëz në vuajtje ose njerëz të vdekur. Situata meteorologjike tanimë është më e qetë dhe po ndërmerren veprime aktive për normalizimin e situatës.  


Në Bullgarinë Jugperëndimore në rrethin e qytetit Bllagoevgradit reshjet janë të zëvendësuara me temperatura shumë të ulëta dhe një erë të fortë, kurse sipërfaqja e lagur e rrugëve në shumë vende është kthyer në akull, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Keti Trençeva. Por, përpara kësaj shirat e stuhishme, të gërshetuara me temperatura të larta dhe një shkrirje aktive të dëborës, i vunë në sprovë njerëzit dhe institucionet. Urat e rrëmbyera nga uji dhe shtëpitë e përmbytura janë vetëm një pjesë e peizazhit. Tepër serioze janë dëmet nëpër luginën e lumit Mesta. Rrëshqitja e dheut mbylli për afro 6 orë rrugën midis vendpushimit malor Bansko dhe qytetit Goce Dellçev/ në afërsi me pikën kufitare “Ilinden” në kufirin me Greqinë/. 

Banuesit vendas pohojnë se, mbi 80% nga pritat e lumit Mesta janë të kompromentuar. Janë aktivizuar rrëshqitje të dheut, ka rrugë të shembura dhe të përmbytura, është trazuar infrastruktura ujore dhe shtëpitë janë të përmbytura - i tillë është bilanci nga fatkeqësia e djeshme e ujit në regjion.  

Fermeri Ivan Sabahllëkov sqaron se, mëhalla e poshtme e qytetit Haxhidimovo është e përmbushur me ujë dhe ka njerëz, të cilët nuk ka se ku të shkojnë. “Të ashtuquajturat prita humbën krejtësisht - pohon ai. Tanimë nuk ka forcë, e cila të mund t’i ndërtojë. Këto pajisje kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë. Thjesht jemi të dënuar”. Mbetet në fuqi vërejtja dhe monitorimi 24 orësh të lumenjve dhe digave në të gjithë rrethin e Bllagoevgradit.

Në Bullgarinë Juglindore gjendja është po kështu shqetësuese. Lëvizja nëpër rrugë midis qyteteve detare Burgas - Primorsko tanimë është rivendosur. Shiu tanimë ka pushuar. Gjatë natës lumi Veleka, i cili e ka ngritur nivelin e vet, ka përmbytur rrugën për në Sinemorec, njofton në reportazhin e vet Daniella Kostadinova. Nuk ka të dhëna për njerëz në vuajtje, por ka oborre dhe kate nëntokësore të përmbushura me ujë. Lajmi pozitiv është se, niveli i pendës Kamçia është rritur mjaftë, gjë e cila i jep bazë zëvendës guvernatorit të rrethit Vlladimir Krumov të pohojë  se, krizë të ujit për të cilën alarmonin banuesit vendas  gjatë muajve të verës nuk do të ketë.  

Që të gjitha 10 bashkitë në rajonin e qytetit Smoljan /në Bullgarinë Jugore/ janë të prekur nga shirat e stuhishme, të cilat tanimë ndaluan. Në një gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme mbeten bashkitë Dospat dhe Madan. Sot vazhdojnë veprimtaritë rreth mënjanimit të rrëshqitjeve të dheut dhe hapjes së pranisë deri në fshatra dhe mëhalla. Bashkitë do të paguajnë veprimtaritë dhe aktivitetet e restaurimit me para personale, por shpresojnë dhe për ndonjë ndihmë nga shteti, komentojnë kryetarët e bashkive. Lumenjtë kanë zvogëluar ndjeshëm vëllimet e tyre.  Rrugët e rrjetit rrugor kombëtar janë trajtuar, por ka rrezik nga rrëshqitja e masave tokësore. Ka mjegull, informon në reportazhin e vet për Radion Kombëtare Bullgare Radostina Çernokova.


Në qytetin Velingrad situata po kështu po normalizohet. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë nën një mbikëqyrje 24 orëshe. “Mendojmë se, ndaj momentit qytetarët duhet të jenë të qetë, nuk ka problem për sigurinë dhe për shëndetin e tyre” - tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i shtabit të krizës Atanas Paligorov.

Sot fillon shkarkimi i kontrolluar i ujit nga tre diga në territorin e qytetit Pleven /në Bullgarinë Qendrore Veriore/. Qëllimi është mbajtja e një vëllimi të lirë të pajisjeve dhe moslejimin e situatave të avarisë dhe krijimin e rrezikut prej përmbytjeve.


Me rënien e temperaturave të ajrit në shumë vende në Bullgari reshjet e shiut u zëvendësuan me dëborë. Në lidhje me këtë njerëzit të cilët ndërmarrin udhëtime duhet të lëvizin me një vëmendje të rritur. Më herët dëborë ka rënë në rajonin e qytetit Tutrakan buzë lumit Danub, ku dhe shtresa e dëborës është më e madhe rreth 10 centimetra. Rrugët nga rrjeti republikan  në  Bullgarinë Verilindore janë spastruar deri në asfalt në kushtet e shkrirjes së dëborës nëpër to, njoftuan nga Administrata Rajonale e Rrugëve në qytetin Silistra.

Prognoza është që reshjet e dëborës të vazhdojnë me ndërprerje deri në fund të javës.

Përpiloi: Elena Karkallanova /në bazë të informacionit të korrespondentëve të RKB nëpër vend/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria, vitet '30 të shekullit të 20-të

Bullgarët në Hungari me një festë të dyfishtë – Ditën e Miqësisë dhe marrjen e certifikatës së UNESCO-s për traditën e tyre të kopshtarisë

17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..

botuar më 25-10-19 9.05.PD

Gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape po zhvillohet në Sofje

Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..

botuar më 25-10-19 5.00.PD
Anita Ekenova

Anita Ekenova: Bullgaria është atdheu i shpirtit tim, Franca – vendi ku jetoj

Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..

botuar më 25-10-17 7.35.PD