Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mara Noninska ishte kritikuar ashpër për pjesëmarrjen e saj në filmin e parë bullgar

Mara Noninska
Foto: arkiv

Më 16 maj 1910 nga “Teatri Modern” i kryeqytetit niset me pajton një ekuipazh i veshur dhe i stolisur mirë si për në cirk. Kompania e larmishme zbret përpara shtëpisë së tregtarit të respektuar Dimitër Sësellov në rrugën “Sllavjanska”. Aty - në trotuar dhe përpara vështrimeve të njerëzve të grumbulluar, rrotullohet leva e kamerës kinematografike, që të mund t’i hapë rrugë filmit bullgar.  

Pavarësisht se në “Teatrin Modern” të zhvillohen xhirime të dramave franceze, të komedive dhe të filmave kinematografikë, shoqëria patriarkale e dënon artin e ri si “vicioz” dhe të “turpshëm”. Dhe nuk është e çuditshme, se Vasill Gendov i cili ka marrë guximin të realizojë ëndrrën e tij të pamundshme në pamje të parë - të xhirojë filmin e tij, ndeshet me mure. Por, më i larti prej tyre del ai të mund të gjejë një artiste për rolin e tij kryesor.

“Sipas një rastësie të lumtur në fund të muajit prill unë u gjenda tek drejtori i “Teatrit Modern” Otay Aladar - hungarez për nga prejardhja dhe një mik i madh i bullgarëve - tregon ai në një incizim nga “Fondi i Artë “ i Radios Kombëtare Bullgare. “Mirë, unë do të jap këto 400 leva, aparati dhe operatori do të jenë në dispozicion, po kështu dhe materiale do të kesh, do të kesh pozitiv dhe negativ.” Deri këtu mirë. Vetëm se unë nuk do të mund të kryej realizimin e filmit të supozuar pa pjesëmarrjen e artistëve të tjerë. “

Vasill Gendov

Tema e filmit të parë bullgar “Bëllgaran është galant” kërkon një grua të guximshme, pa paragjykime dhe të emancipuar, e cila të mishërohet në rolin e damës, e cila ka vendosur të nxjerrë dhe paranë e fundit nga kavaleri i saj mendjemadh. Por cila aktore dramatike do të guxojë të masakrohet dhe të bëhet për t’u tallur në një rol të tillë dhe kjo në një nismë dytësore, për të cilën konsiderohet gjatë asaj kohe kinemaja? Fati fatlumë e takon regjisorin axhami me Adriana Budevskën e madhe, e cila i rekomandon Mara Noninska - një artiste e re dhe shumë joshëse nga Teatri i Plovdivit. “Ajo ka një pamje të jashtme shumë fine, një fytyrë të gjallë me shumë shprehi, një vështrim bindës, një buzëqeshje të bukur dhe e cila është njëkohësisht një bashkëbiseduese shumë e këndshme”, do të thotë më vonë Vasill Gendov. Mara e cila ka lindur gjatë vitit 1883 në Borovan, akoma si fëmijë tregon mjeshtëritë e veta artistike në vatrën e kulturës të fshatit. Kurse më vonë si mësuese vë në skenë në vendin e saj të lindjes pjesën “Nora” të Ibsenit dhe me trupën e saj amatore shkon nëpër rreth. Më vonë, me ndihmën e aktores Roza Popova, me të cilën mëson bashkë në gjimnazin e Tërnovos, ajo mundet të hyjë në trupën e teatrit të Plovdivit.

“Për rolet e tjera unë gjeta artistë-interpretues midis nëpunësve nga “Teatri Modern” dhe disa të rinj dhe punonjës - vazhdon tregimin e vet Vasill Gendov. Mara Noninska e pagoi shumë shtrenjtë këtë hap të vet të guximshëm”. Fotografimet vazhdojnë në rrugën “Lege” ku njerëzit e grumbulluar bërtasin “e pa cipë”, “dordolec i bostanit”, “Gana burrë-grua”. Por, ajo e mban veten në mënyrë heroike edhe kur një burrë i inatosur i shtyn njerëzit e grumbulluar dhe e tërheq kapelën e saj me fjalët: “Përse nuk thatë se kapela e gruas sime, të cilën ua dhashë me qira, do të përdoret për maskarallëqe të këtij lloji?”

Godina e “Teatrit Modern” në Sofje

Xhirimet e filmit vazhdojnë 20 ditë, kurse premiera e tij vonohet 5 vjet. Protagonistja nuk merr pjesë, mbase duke marrë parasysh qortimet se e fyen shtresën teatrale. Për shkak të mosmarrëveshjeve rreth filmit, Mara Noninska është e detyruar të ikë nga trupa e Plovdivit dhe pas një konkursi është e emëruar në Teatrin Popullor. Synimi i saj të punojë dhe të përsoset edhe më tepër e çon në Romë gjatë vitit 1919, ku ajo mëson dy vjet mjeshtëri skenike. Ajo vdes 12 ditë përpara se të mbushë 43 vjeç në kulmin e talentit të vet.

Mara Noninska mbetet në historinë e kinemasë bullgare si artistja, e cila ka marrë guximin të thyejë kufijtë shpirtëror dhe paragjykimet  të cilat kanë sunduar  në fillim të shekullit të 20 në shoqërinë tonë. Sot, në emër të saj është themeluar çmimi për rolin debutues femëror në kinema.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD
Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..

botuar më 24-06-05 7.30.PD

Cveti dhe buajt e saj "të lumtur" të racës bullgare murra

Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..

botuar më 24-05-30 7.30.PD