Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova inspektoi Aeroportin e Burgasit dhe u takua me Frank Quante, kryedrejtor ekzekutiv i koncesionerit “Fraport Twin Star Airport Management”.
Priten 6400 fluturime gjatë stinës 2021 në qytetin Burgas(Bullgari Juglindore). Stina verore do të fillojë më 1 qershor.
Më shumë janë fluturimet e deklaruara nga Rusia. Pritjet janë që të zhvillohet edhe tregu polak nëpërmjet hapjes së një përfaqësie turistike bullgare në Varshavë. Ka interes të rritur edhe nga Çekia, transmetoi BTA.
Aktualisht po vëzhgohet rritje e interesit për stinën dimërore – “rezervimet arritën 40%”, vuri në dukje gjithashtu Ministrja Nikollova.
Ajo u njoh me masat e sigurisë në aeroport dhe komentoi se shpreson që me vaksinimet të rritet edhe numri i udhëtimeve.Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..