Mbi 963 mln. euro është buxheti i planifikuar i Sofjes për vitin 2021, bëri të ditur Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Prioritetet kryesore janë remonti dhe ndërtimi i arterieve rrugore, kanalizimi, sigurimi i vendeve për fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe i pastërtisë së qytetit. Investimet e kapitalit do të jenë për rreth 260 mln. euro.
Nga të ardhurat e veta bashkia do të sigurojë 394 mln. euro. Nga shteti do të sigurohen në kuadrin e programeve të ndryshme akoma 354 mln. euro. Mjetet falas të tërhequra nga programe të ndryshme evropiane janë për mbi 151 mln. euro. Paratë e tjera janë nga teprica e buxhetit të mëparshëm.Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..