Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov paraqiti certifikatën për vaksinim kundër Covid-19. Çdo person i vaksinuar që ka nënshkrim elektronik mund të marrë certifikatën e vet elektronike dhe të ketë qasje në dosjen e tij të pacientit, vuri në dukje Angellov. Qytetarët pa nënshkrim elektronik do të mund të kërkojnë certifikatën përmes mjekut të tyre personal nga 1 shkurti. "Certifikata nuk ka vulë ose nënshkrim. Ajo gjenerohet nga sistemi automatikisht. Ekziston një kod QR me të cilin futni sistemin. Janë krijuar disa nivele sigurie për të parandaluar abuzimin. Kjo certifikatë mund të kontrollohet nga çdo organ kontrolli brenda dhe jashtë vendit ”, shpjegoi Ministri Angellov dhe siguroi se është e pamundur të ketë keqpërdorime me dokumentin elektronik.
Deri në fund të marsit sistemi elektronik do të përmirësohet dhe përmes dosjes elektronike shëndetësore do të jetë e mundur të lëshohen referime për të gjitha procedurat e kujdesit para-spitalor, shtoi Ministri. "Në dosjen e pacientit ka pjesë për mjekun personal, ekzaminimet, recetat elektronike, ekspertizën mjekësore, imunizimet," shpjegoi Ivajllo Filipov, drejtori i kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit", njoftoi BTA.Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..