Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

A do të fillojë dialogu politik midis Turqisë dhe Greqisë?

“Greqia dhe Turqia kanë një shans real të pakësojnë tensionin, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet e tyre në Mesdheun Lindor”. Këtë e ka thënë ministri i jashtëm gjerman Hajko Maas, i cili gjatë kësaj jave vizitoi Ankaranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Gjermania tanimë hyri në rolin e ndërmjetësit midis Turqisë dhe Greqisë për rinovimin e bisedimeve midis tyre, të ndërprera gjatë vitit 2016 , në lidhje me mosmarrëveshjen mbi të drejtat e kërkimit të hidrokarbureve në rajon. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takime të rëndësishme midis të dyja vendeve ballkanike. Qëllimi i tyre është të pakësojnë rrezikun prej një konflikti të armatosur në Detin Egje dhe në Mesdhe. Sipas Greqisë përcaktimi i kufijve detarë është problemi i vetëm midis tyre, por ministri i jashtëm  i Turqisë Mevlut Çavushoglu dha të kuptohet se, në takimet do të preket dhe çështja për pretendimet greke  për hapësirën ajrore prej 10 miljeve dhe për militarizimin e disa ishujve grek. Pavarësisht nga kontradiktat, dëshira për rinovimin e bisedimeve pas një pushimi 5 vjeçar është në dukje. Por, a ka gatishmëri për lëshime?

Në Greqi studentë protestuan kundra pranisë policore në universitetet

Studentët grekë dolën në demonstratë pavarësisht nga masat kufizuese për shkak të Covid-19, që të protestojnë kundra projektligjit, i cili imponon për herë të parë në Greqi një prani të policëve nëpër universitete, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Demonstruesit, të cilët mbajnë maska, kanë ngritur postera “Studentët nuk janë kriminelë”. Aksione të protestës ka pasur në Athinë dhe Selanik, ku pjesëmarrësit u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës. Projektligji parashikon krijimin e një njësie speciale policore me qëllim patrullimin në universitete, të cilat shpesh janë një arenë e përplasjeve midis grupeve të ndryshme politike. “Universitetet janë struktura kyçe publike, të cilat janë objekt i kërcënimeve kundra sigurisë” ka deklaruar ministri i mbrojtjes civile Mihalis Hrisohoidis.

Serbia siguron Covid vaksina për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka njoftuar për mediat se Serbia ka rënë dakord ta ndihmojë vendin me 8000 doza nga vaksina Pfizer. Për këtë njofton gazeta e pavarur “Nezavisen vesniuk” e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka propozuar që t’i dhurojë vaksinat, por Zaevi ka deklaruar se vaksinat do të paguhen në bazë të çmimit të tyre të rregullt. “Unë jam mirënjohës dhe dua në emër të gjithë popullit maqedonas të shpreh falënderim ndaj Serbisë. Ky është një akt serioz i miqësisë”, ka thënë Zaev.

Bashkimi Evropian parashikon 70 milionë euro për vaksina për Ballkanin Perëndimor

Komisionarja e Shëndetësisë e Bashkimit Evropian Stella Kyriakidis ka njoftuar se Bashkimi Evropian do të sigurojë 70 milionë euro ndihmë falas për blerjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ndihma do të sigurohet përmes mekanizmit për shpërndarjen e vaksinave. Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen  gjithashtu i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të përkrahë partnerët e vet nga Ballkani Perëndimor në furnizimin me vaksina kundra Covid-19, madje dhe në një situatë, kur jo të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian janë vaksinuar, transmetoi Agjencia Tanjug.


Pushtimi i nutrias nga Bullgaria në Edrene

Në rrethin turk Edrene, gjatë ditëve të fundit vihet re një ardhje e nutriave /Myocastor coypus/ nga Bullgaria. Për këtë ka njoftuar televizioni privat turk NTV, i cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Përmbytja e lumit Tunxha gjatë javës së kaluar, për shkak të reshjeve intensive të shiut në Bullgari, ka marrë qindra nutria në Edrene. Kafshët, të cilat vijnë nga Amerika Jugore, rriten në Bullgari për shkak të lëkurës. Ato jetojnë në vende të lagështa përgjatë lumenjve Tunxha dhe Marica. Brejtësit mashkull peshojnë rreth 8 kilogramë, kurse ata femër - rreth 5 kilogramë. Me tejmbushjen e lumenjve, nutria të reja vijnë në Edrene çdo vit, dhe tërheqin interesin e fotografëve dhe të qytetarëve të zakonshëm.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe trthaber.com

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD