Presidenti Rumen Radev deklaroi se do të kandidohet bashkë me nënpresidenten Ilijana Jotova për mandat të dytë. Në një konferencë për shtypin lidhur me vjetorin e katërt të hyrjes së tij në detyrë kreu i shtetit kërkoi reforma në Kodin Elektoral, azhurnimin e listave të votuesve, transmetimin në kohë reale të numërimit të protokolleve nga votat, votim në distancë për bullgarët jashtë vendit, qasjen e drejtë në media. Radev njoftoi se ekipi i tij po përgatit ndryshime në Kushtetutë, të cilat ai do t'i propozojë parlamentit të ri dhe përgjithësoi:
“Viti 2020 ishte vit i zgjimit bullgar. Besimi te qeveria dhe parlamenti dështoi. Pavarësisht nga pandemia dhe liria e mbytur, bullgarët dolën në rrugë dhe deklaruan kategorikisht vullnetin e tyre për ndryshim. U shfaqën parti dhe lëvizje të reja politike, zgjedhjet e ardhshme parlamentare muajin prill i vendosin qytetarët bullgarë në një dilemë për të pranuar ose refuzuar modelin e sotëm të pushtetit - të korruptuar dhe prapa skenës, shtypës dhe shpërdorues, të padrejtë ndaj bullgarit të zakonshëm.”
Gjatë këtij viti të turbullimeve institucioni presidencial vazhdoi të mbrojë interesat e bullgarëve, tha Radevi dhe kujtoi se që në fillim të vitit e hoqi besimin ndaj qeverisë për shkak të korrupsionit dhe shkeljes së lirive të qytetarëve. “Protestat që u shpërthyen gjysmë vit më vonë ripohuan drejtësinë e pozitës sime”, shtoi presidenti.
“Zhvillova një sërë bisedimesh telefonike me liderët ballkanikë. Gjatë këtij viti Bullgaria mori kryesinë e iniciativës “Tri Dete”. Ajo ka për qëllim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të regjionit me konektivitet më të madh dhe të afrojë Perëndimin dhe Lindjen e BE-së. Bullgaria si vendi më i prapambetur në BE duhet të përfitojë nga kjo mundësi. Si rezultat i partneritetit intensiv me ShBA-në së shpejti do të firmosim marrëveshjen për bashkëpunim tekniko-shkencor”, tha kreu i shtetit.
Presidenti Rumen Radev theksoi si prioritet në punën e vet mbrojtjen e superioritetit të ligjit. “Pavarësisht se u hodhën poshtë pesë nga shtatë vetot që vendosa, reagimi i ekspertëve dhe shoqërisë konfirmoi drejtësinë e tyre”, shtoi kreu i shtetit.
Sipas tij mungesa e masave me kohë dhe adekuate në kohën e krizës së koronavirusit sollën pasoja të rënda në situatën shëndetësore, sociale dhe ekonomike në vend. Radev theksoi se bashkë me ekipin e tij propozuan pesë projekte të lidhura me fusha të rëndësishme si arsimi, energjetika, shëndetësia dhe pret përgjigje të shpejtë nga ana e Këshillit të Ministrave.
Rumen Radev theksoi punën e nënpresidentes Ilijana Jotova dhe më në veçanti iniciativat e lidhura me bullgarët jashtë shtetit. “Diasporat tona janë thesari ynë kombëtar, që duhet të zhvillojmë” tha ai. Si rezultat i punës aktive të nënpresidentes Jotova dhe të ekipit të saj u zgjerua rrjeti i bashkësive bullgare në Amerikën Latine (Uruguain, Meksikën, Perunë), Azinë dhe Australinë. U vendosën lidhje edhe me diasporat tradicionale historike bullgare, tha Radevi dhe shtoi:
“U zhvillua një veprimtari aktive koordinuese për ruajtjen e integritetit territorial të rajonit bullgar në Ukrainë. Po kështu nënpresidenti vazhdon të bëjë përpjekje të mëdha për të ardhmen e Universitetit Taraklijski në Moldavi, kështu që një ditë ai të bëhet filial i Universitetit në qytetin Ruse. Një energji e madhe inspiroi iniciativa nënpresidenciale me rastin e 1 nëntorit dhe qindra bullgarë nga e gjithë bota shkruan për “Bullgarinë e Zgjuar”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..