Grigor Dimitrov, i cili është Nr. 18 në skemën e Kampionatit të Hapur të Tenisit në Australi, u klasifikua për raundin e tretë të Grand Slam.
Bullgari fitoi kundër Alex Bolt, i cili ka wild card, me 7:6(1), 6:1, 6:2 në “Margaret Court Arena” në Melburn për më pak se 2 orë.
“Kalova një rrugë të gjatë gjatë 3 muajve të fundit dhe jam shumë i lumtur se arrita të vazhdoj përpara pasi fitova kundër një favoriti vendas. Gëzohem edhe për përkrahjen e bashkatdhetarëve të mi këtu në Melburn dhe i falënderoj sinqerisht”, tha Dimitrov pas ndeshjes së suksesshme.
Rivali tjetër i Grigor Dimitrovit është spanjolli Pablo Carenho Busta, Nr. 15 në skemë.Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..