Në Elbasan u zhvillua takimi përfundimtar në kuadrin e projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar me mjete të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, në të cilin u prezantua edicioni "Barrierat e Edukimit Gjithëpërfshirës në Bashkinë Elbasan”. Në aktivitetin në Elbasan ishin të pranishëm Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momçill Rajçevski, përfaqësues të institucioneve arsimore, të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve, si dhe të mediave.
Gjatë prezantimit drejtoresha e qendrës Fly for Life Blerina Boçi nënvizoi rëndësinë e sigurimit të aksesit të barabartë të të gjithë fëmijëve tek arsimi, si një premisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të zhvillimit të regjionit, duke e falënderuar shtetin bullgar për ndihmën e tij.
Nga ana e vet Ambasadori bullgar Momçill Rajçevski shprehu kënaqësi për veprimtarinë e qendrës Fly for Life për realizimin e suksesshëm të Projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar në kuadrin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, të siguruar nga Republika e Bullgarisë për Republikën e Shqipërisë. Ai shprehu pritje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të këmbimit të përvojës midis dy vendeve tona mbi çështje të rëndësishme sociale dhe arsimore.
Informacioni është i MPJ-së së Bullgarisë.Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..