Në Elbasan u zhvillua takimi përfundimtar në kuadrin e projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar me mjete të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, në të cilin u prezantua edicioni "Barrierat e Edukimit Gjithëpërfshirës në Bashkinë Elbasan”. Në aktivitetin në Elbasan ishin të pranishëm Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momçill Rajçevski, përfaqësues të institucioneve arsimore, të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve, si dhe të mediave.
Gjatë prezantimit drejtoresha e qendrës Fly for Life Blerina Boçi nënvizoi rëndësinë e sigurimit të aksesit të barabartë të të gjithë fëmijëve tek arsimi, si një premisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të zhvillimit të regjionit, duke e falënderuar shtetin bullgar për ndihmën e tij.
Nga ana e vet Ambasadori bullgar Momçill Rajçevski shprehu kënaqësi për veprimtarinë e qendrës Fly for Life për realizimin e suksesshëm të Projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar në kuadrin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, të siguruar nga Republika e Bullgarisë për Republikën e Shqipërisë. Ai shprehu pritje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të këmbimit të përvojës midis dy vendeve tona mbi çështje të rëndësishme sociale dhe arsimore.
Informacioni është i MPJ-së së Bullgarisë.Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..