Sivjet ekonomia e Bullgarisë do të gjallërohet, duke shënuar rritje prej 2.7% të PBB-së, pas një uljeje prej 4.9% të PBB-së gjatë vitit të parë të pandemisë, ndërsa gjatë 2022-ës tempi do të arrijë 4.9% prej PBB-së, që është një nga nivelet më të larta në BE.
Mirëpo, sektori turistik duhet të jetë i qartë se stina verore këtë vit do të jetë si ajo e vitit 2020.
Kjo është prognoza dimërore e Komisionit Evropian e përhapur sot në Bruksel dhe e cituar nga dnevnik.bg. Parashikimi është shoqëruar me një paralajmërim se pritjet mund të mos realizohen për shkak të rreziqeve rreth përhapjes së infeksionit dhe furnizimeve të vonuara të vaksinave.Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..