Shtigjet turistike në Pllajën e Shumenit po kërkojnë përkrahës. Iniciativa “Bëhu përkrahës” është në lidhje me ditëlindjen e Parkut Natyror ”Pllaja e qytetit Shumen” - 5 shkurt 1980.
Në territorin e tij ka 7 itinerare kryesore për ecje, katër tematike, tre për çiklizëm dhe një trase për ngjitje shkëmbore. Sipas fjalëve të drejtorit të parkut, inxhinieri Vasill Vasilev, nga partnerët e ardhshëm do të kërkohet bashkëpunim gjatë mirëmbajtjes së shtigjeve të shënuara.
“Përkrahësi” mirëmban, spastron dhe përdor objektin e zgjedhur me një punë vullnetare me ndihmën e Drejtorisë. Ka mundësi të vendoset dhe një tabelë informative, e cila tregon se kush kujdeset për vendin e caktuar”, saktëson drejtori i parkut natyror.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..