Asociacioni i Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë inicioi një sërë takimesh me përfaqësues të partive dhe koalicioneve, të cilat sipas agjencive sociologjike do të hyjnë në Asamblenë e 45-të Kombëtare. Sot, në një takim me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në vend, punëdhënësit ranë dakord për takime mujore pas zgjedhjeve.
"Unë e konsideroj këtë si një hap të mirë përpara në procesin e përfshirjes së qytetarëve të lirë dhe aktivë në vendimmarrjen politike dhe në monitorimin e zbatimit të këtyre vendimeve," tha kryetari i DPS-së Mustafa Karadajë. Punëdhënësit thanë se kanë rënë dakord për nisma të përbashkëta legjislative.Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..