Në qendrën e qytetit italian Celle di Bulgheria ngrihet një statujë e bronztë e hanit protobullgar Alcek, të cilin banorët vendas e quajnë “princin bullgar”. Njerëzit këtu mbajnë mend paraardhësit e tyre të largët të cilët në krye me hanin Alcek u vendosën në këtë pjesë të Italisë më shumë se 14 shekuj më parë.
“Ndjenja se ne jemi pasardhës të protobullgarëve është me rëndësi të madhe për ne”, tha Gino Marotta, kryetari i Bashkisë Celle di Bulgheria, për Radio Bullgarinë. Gati 5 vjet më parë, me një festë zyrtare pranë monumentit, u shënua binjakëzimi midis Celle di Bulgheria dhe kryeqytetit të dytë bullgar Veliki Preslav (893 – 971).
“Që nga viti 2016, çdo 7 qershor, ne festojmë përvjetorin e binjakëzimit tonë. Me këtë rast kemi një sërë iniciativash me pjesëmarrjen e shumë bullgarëve që vijnë posaçërisht për festën” – tregon Gino Marotta. Ai vetë ka udhëtuar në Veliki Preslav më shumë se një herë. Ai pranon se u befasua nga ngjashmëritë që gjeti me bullgarët. Ai shpjegon se në Bullgari pa një mal të ngjashëm me të tyren Monte Bulgheria dhe të njëjtat pamje, duke kujtuar vendbanimet e vogla të shpërndara në këmbët e tij. “Ne ju perceptojmë si bashkëqytetarë, si njerëz me të cilët kemi një origjinë të përbashkët”, thekson kryetari i bashkisë italiane.
Ndër iniciativat e përbashkëta të bashkive të binjakëzuar ishte një ecje çiklistike në vitin 2017 e cila lidhi Celle di Bulgheria me Veliki Presllav, si dhe projekte të ndryshme arsimore.
“Duhet t’ju them se po përballemi me një barrierë serioze gjuhësore - thotë Gino Marotta. – Sepse është pak e vështirë për ne të mësojmë gjuhën bullgare. Për të kapërcyer këtë pengesë vitin e kaluar aplikuam me një projekt në Ministrinë e Kulturës të Bullgarisë dhe si rezultat në shkollat tona fillore dhe të mesme zyrtarisht jepen mësime të gjuhës bullgare. Projekti përfshin mësimin e 100 fëmijëve. Një grua bullgare që jeton këtu i mëson ata.”
Në kulmin e pandemisë së koronavirusit fëmijët vazhdojnë të mësojnë gjuhën bullgare me gjithë edhe nga distanca. Gino Marotta shpreson që projekti të zgjatet edhe vitin e ardhshëm me mbështetjen financiare të dikasterit kulturor bullgar.
Krahas inaugurimit të monumentit dhe binjakëzimit vitet e fundit gjithnjë e më shumë turistë bullgarë vijnë në Celle di Bulgheria. Falë tyre, rajoni u gjallërua, u krijuan hotele të reja familjare dhe u rrit kapaciteti për akomodim me 250 shtretër të rinj. Sipas Marotta, bullgarët vijnë për tu njohur me historinë dhe me njerëzit me të cilët kanë rrënjë të përbashkëta. Ndër atraksionet vendore është edhe mali i afërt Monte Bulgheria me shpellat e tij të banuara në shekullin e 4 nga murgj grekë. Tani bashkia italiane po përgatitet të binjakëzohet me qytetin Bollgar në Rusi, i cili gjithashtu u themelua nga protobullgarët.
Për të nderuar rrënjët e saj të largëta, Bashkia Celle di Bulgeria themeloi Çmimin Ndërkombëtar “Alcek”. Ai u akordohet figurave të shquara publike dhe krijuesve me merita në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Dhe vetë çmimi përfaqëson ... një trëndafil të vërtetë bullgar Damaskena, sjellë nga Bullgaria e largët - vendi i trëndafilave.
Për të ndjekur tregimin e Kryetarit të Bashkisë Celle di Bulgeria, Gino Marotta, mund të rregulloni përkthimin automatik në YouTube.
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..