Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

21 Shkurti është Dita Ndërkombëtare e Ciceronëve

Rusanka Caneva – është ciceronia e parë në Kompleksin “Krijuesit e Shtetit Bullgar”

4
Foto: bulgariatravel.org

Jo pa bazë banuesit e qytet Shumen me një krenari të madhe thonë se që këtu fillon Bullgaria. Për shkak të dy kryeqyteteve tona të lashtë Pliska dhe Veliki Presllav dhe për shkak të reliefit shkëmbor të Kalorësit të Madarës. Ky është shkaku që gjatë marsit të vitit 1977 të merret vendim për ndërtimin e një monumenti  i cili t’i kushtohet  përvjetorit të 1300 të ardhshëm nga krijimi i shtetit bullgar, skulptorë janë Krum Damjanov dhe Ivan Sllavov. Inaugurimi është më 28 nëntor 1981, kurse monumenti rikrijon momentet më të rëndësishme nga historia e Mbretërisë së Parë Bullgare (681 deri më 1018), duke prezantuar hanet Asparuh-themeluesi, Tervell-diplomati i parë bullgar, i cili ka marrë titullin “kesar” nga perandori bizantin, Krum-ligjvënësi, Omurtag-ndërtuesi, princi Boris-pagëzori, mbreti Simeon Madhështori dhe letrarët Kliment, Naum dhe Angellarij. Ndikimi nga këto figura të shquara forcohet edhe më tepër nga panelet me ngjyra të mozaikëve dhe fragmentet e mbishkrimeve, të cilat çdo një bullgar i di parmendash, si ky, i cili fillon me fjalët:  “Njeriu edhe sikurse të jetojë mirë, vdes dhe lind tjetër...”Kurse mbi të gjithë këtë, në një lartësi prej 50 metrave ngrihet figura e luanit - simbol i fuqisë dhe të gjallërisë bullgare.


Rusanka Caneva është ciceronia e parë, e emëruar në punë në Kompleksin “Krijuesit e Shtetit Bullgar” në qytetin Shumen. Kolegët e saj me një respekt e quajnë “njeriu-monument”.

“Unë kam përfunduar gjimnazin francez dhe pas kësaj kam mësuar tre vjet për ciceronë turistikë në qytetin Varna - tregon për afrinë e vet me këtë profesion Rusanka. Pata praktikë në dy muze dhe aplikova. Atëherë bënin përzgjedhje - nga 20 vetat e paraqitur zgjodhën 5-6 dhe më pranuar. Në fakt , takimi im i parë me monumentin qe një javë përpara inaugurimit të tij.


Si ndryshojnë vizituesit gjatë viteve, interesi i tyre lidhur me monumentin, pyetjet e tyre?

“Në fillim fare punonim me shumë patos, me një vrull të madh të cilin madje ua transmetonim dhe të huajve - kam pasur raste, kur unë flas, kurse përkthyesit përkthejnë me po këtë emocion të madh. Asnjëherë nuk do të harroj suedezë, rusë kaq më kanë duartrokitur....Gjatë 10 vjetëve të fundit njerëzit udhëtojnë shumë - kanë parë tepër shumë gjëra. Unë e shikoj në sytë e tyre - ata shikojnë me interes, duan të kuptojnë shumë gjëra. Mendoj se, teknika, pajisjet digjitale japin një informacion të madh dhe ne duhet të punojmë mbi këtë”.


Monumenti i shquar, i cili ngrihet mbi qytetin Shumen, është kthyer në një emblemë të tij, gjatë nëntorit të vitit 2021 do të festojë 40 vjetorin nga inaugurimi zyrtar. Dhe pavarësisht se shiriti është prerë nga njeriu i parë i shtetit atëherë Todor Zhivkov, pas largimit të tij ndryshimet rreth monumentit vazhdojnë.

Rusanka Caneva tregon për disa nga ndreqjet dhe rregullimet lidhur me figurat aty, ku më të dukshme ato janë tek luani:

“Nëse luani ka qenë rreth 600 tonë për shembull, gjatë vitit 1983 e bënë rreth 1000 tonë-me kokën dhe nofullat. Një burrë, i cili është 1,86 m qetësisht mund të hyjë në nofullat - distanca është dy metra, por anash çdo gjë duket dy herë më e vogël.”

Çfarë fsheh monumenti në qytetin Shumen?

Që të gjithë mendojnë se aty në trupat ka diçka të fshehur, se mund të hipin. Nuk ka asgjë të fshehur! Këta trupa prej betoni kanë një detyrë jo kaq artistike, sesa funksionale - shërbejnë për një mbështetje të statujave dhe mbi to janë montuar mozaikët.”

Pavarësisht nga simbolika e ndërlikuar, monumenti bëhet shumë  i vizituar akoma që pas inaugurimit. “Që nga dita e parë vinin - fillimisht vendosnin lule, kurora, pas kësaj pëllumbat e pëlqyen monumentin - bënë fole. Këtu gjithsesi është ftohtë dhe fryn erë, pëllumbat u larguan, por njerëzit - francezë, hebrenj, skandinavë, vinin me autobusë. Tani do të ketë më pak , por do të ketë shumë njerëz të veçantë  dhe ne duhet të përshtatemi ndaj situatës së re”-është kategorike ciceronia Rusanka Caneva.  

Autore: Miglena Stefanova, /RKB-Shumen/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bulgariatravel.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD